Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

FOTO/ Pas iranianëve dhe afganëve, Rama do marrë në Shqipëri dhe refugjatët e Europës

FOTO/ Pas iranianëve dhe afganëve, Rama do marrë në Shqipëri dhe refugjatët e Europës

10:36, 03/10/2021
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur që të kthejë Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh.

Pasi mori emigrantët iranianë dhe i sistemoi në Manzë, vendosi që po vetë të marrë edhe afgantët që i largoheshin regjimit taleban.

Me një vendim krejt personal, Edi Rama i premtoi SHBA-së së do të merrte deri në 4 mijë qytetarë nga Afganistani dhe do ti strehonte në Shqipëri.

Por mediat britanike sot kanë zbuluar një tjetër vendim personal të Edi Ramës, i cili ka vendosur që të marrë në Shqipëri të gjithë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.

Biseda kryesore për këtë ccështje është bërë gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel.

The Sun shkruan se, të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje.

Ndërsa autoritetet britanike do të shqyrtojnë kërkesat e tyre, vetë emigrantët do të qëndrojnë në një qendër pritje që do të ngrihet në Shqipëri.

Sicc shkruan The Sun, emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra nga Anglia, në një qendër që do ngrihet në Tiranë, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar nga autoritetet britanike.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel shpreson se ky vendim do të pengojë ata persona që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm.

Zyrtarët në Londër dhe kryeqytetin shqiptar Tiranë thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën e përpunimit të emigrantëve ilegalë.

Shefi i shtabit të kryeministrit Boris Johnson, Dan Rosenfield është një nga njerëzit kryesor që po merret me këtë ccështje dhe diplomatët e Ministrisë së Jashtme po ndihmojnë.

Një burim i brendshëm tha: ‘Sekretarja e Brendshme e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo qendër të ngrihet. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani kemi detajet siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë që do të dërgohen në Shqipëri’.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ulrima03/10/2021 14:04

Ky i çmëndur nuk rri dot pa prani kampesh përqëndrimi, pavarsisht nga ngjyra e kampeve. Por ky vend ka një parlament të vdekur që gjoja bën akademinë e ligjberjes. Plehra dhe ndotje, murriza dhe driza. Dhe protektorët e sistemit kanë ngordhur. Ku po shkojmë o zot.

t03/10/2021 11:41

Pse nuk e ngre ne kuvend kjo opozita e lul skuthit?.Rama nuk mund te marre te tilla vendime pa miratimin e kuvendit.Fol o lul dhe perballu ose ik qerohu se boll dëm i ke sjell pd dhe vendit.Nje m....si rama je.Demokrate mbyllini sa me shpejt problemet e brendshme ne pd,se rama nuk ju llogarit më.

Trx03/10/2021 11:29

Ky eshte krim sorosian per shvendosjen e popullsive. Kthimi i Shqiperise ne nje geto te madhe te zinjsh nga afrika dhe azia eshte vendosur ne samitin e sofies dhe vienes. Pikerisht per kete shqiperise nuk i hapen negociatat, Franca, Holanda, tashme dhe gjermania jane kundra. Ky person nuk duhet te qeverise me por te arrestohet dhe denohet per tradheti te rende ndaj shtetit. Boll abuzoi me mikprirjen shqipetare se nuk ka lidhje fare me te, por me perversitetet e Soros.

Shto koment

Denonco