Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Ujësjellësi në gjykatë, Salillari merr paratë’/ Bashkia kundër ekspertëve, paguan 350 mln lekë

‘Ujësjellësi në gjykatë, Salillari merr paratë’/ Bashkia kundër ekspertëve, paguan 350 mln lekë

16:54, 02/10/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Kuçovës ka paguar plot 350 milionë lekë kompanisë “Salillari” për ndërtimin e ujësjellësit të Lumasit, ndërkohë që po përballet në gjykatën administrative të Vlorës me padinë e banorëve për anulimin e veprës hidrike që dëmton në mënyrë të pakthyeshme pasuritë natyrore të zonës.

Në 22 Shtator 2021, kryebashkiaku Kreshnik Hajdari ka nënshkruar faturën me vlerë 35.5 milionë lekë të reja në favor të kompanisë së Pëllumb Salillarit, me objekt “pagesë për ndërtimin e ujësjellësit Lumas-Pëllumbaj-Bardhaj-Krekez”.

Thuajse në të njëjtën kohë, dy ekspertë mjedisorë, të thirrur nga Gjykata Administrative në Vlorë, konstatuan problematika të shumta në projektin e Bashkisë Kuçovë për ndërtimin e ujësjellësit, i cili dëmton burimin natyror të Sinecit.

Akt-ekspertimi teknik hedh poshtë të gjitha pretendimet e Bashkisë Kuçovë në lidhje me nevojat për ujë të pijshëm të fshatrave të Lumasit, pasi konfirmon edhe një herë atë që është thënë me forcë nga banorët e Lumasit, se fshatrat furnizohen me ujë nga 4 ujësjellësa.

Po kështu, ky akt-ekspertim konfirmon edhe një herë se të gjitha ndërtimet e kryera por edhe ato të parashikuara në projekt prekin Zonën Buferike dhe atë të mbrojtur të Kanionit të Sinecit.

Megjithatë, këto konstatime nuk e kanë penguar Bashkinë e Kuçovës që të paguajë Salillarin, në një përpjekje për të injoruar tërësisht protestën e banorëve që po mundohen të mbrojnë pasuritë natyrore të zonës.

Burimet e Sinecit janë përfshirë në një projekt për ndërtimin e ujësjellësit që pritet të furnizojë disa fshatra në Kuçovë.

Në fillim të dhjetorit 2020, Bashkia e qytetit shpalli tenderin “Ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Sheqëz, Vodëz, Krekëz dhe Koritëz Njësia Administrative Lumas gjithashtu dhe ndërtimi i pjesshëm në fshatin Tapi, Njësia Administrative Perondi, Bashkia Kuçovë”.

Fondi limit për këtë tender ishte 3.6 miliardë lekë të vjetra dhe duket se gjithçka ishte paracaktuar për t’ia dorëzuar projektin shoqërisë “Salillari”.

Në bazë të dokumentave zyrtare rezulton se morën pjesë 3 kompani.

Dy prej tyre, të cilat kishin paraqitur ofertat më të ulta, u skualifikuan, pasi, sipas Bashkisë së Kuçovës, nuk plotësonin kriteret e kërkuara nga autoriteti kontraktor.

Kriteri skualifikues për dy kompanitë ishte fakti që ato nuk kishin të punësuar 400 persona, një shifër jashtëzakonisht e lartë për kompanitë në Shqipëri dhe që plotësohet nga një numër tejet i kufizuar shoqërish private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco