Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Bushati: Basha bëri lojën e Ramës, u bë pjesë e skemës që përçau opozitën

Bushati: Basha bëri lojën e Ramës, u bë pjesë e skemës që përçau opozitën

18:48, 30/09/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, në një editorial të publikuar nga Lapsi.al, shkruan se ka një pyetje që mbështetësit e Lulzim Bashës ‘harrojnë’ ta bëjnë.

“Për të kuptuar të vërtetën ne nuk duhet të mbetemi peng i dilemës se kush po spekulon tani. Ne duhet të ngremë disa pikëpyetje të tjera: Kush e frymëzoi dhe kush e nxiti “non grata-n” e Berishës? A nuk ishte Rama ai që e paralajmëroi gati dy vitë më parë? Nga e dinte kryeministri shumë para kohe një vendim të qeverisë amerikane? Dhe më tej akoma: Mirë frymëzimi mund të jetë nga kundërshtarët politikë të Berishës, po përfituesit cilët janë? A nuk erdhi goditja menjëherë sapo brenda PD-së filloi të qarkullonte ideja radikale e kontestimit të zgjedhjeve të blera? A nuk po fërkon duart Edi Rama, duke e parë opozitën të përleshet mes vetes deri në asgjësim?

Pra, një gjë është e qartë: edhe inspiruesi, edhe përfituesi i aktit që mban firmën e Sekretarit të Shtetit Blinken është kryeministri. Duke e certifikuar këtë akt, duke vendosur personalisht për përjashtimin e Berishës, me apo pa ndërgjegje, Lulzim Basha u bë pjesë e një skeme që përçau opozitën. Ai luajti lojën e Edi Ramës dhe tërhoqi vëmendjen nga diskutimi i krimeve të pushtetit.

Përpara se të vëmë në peshore gjysmë të vërtetat që artikulojnë, qoftë berishistët, qoftë kundërshtarët e tyre, ne nuk duhet të harrojmë të shtrojmë pyetjen themelore, që qëndron në gjenezë të gjithë kësaj historie. Ne duhet të vëmë gishtin mbi arkitektin që skicoi konturet e gropës së varrit për PD-në.

Por, fatkeqësisht, Basha dhe mbështetësit e tij, i shmangen shpënies në thelb të kësaj historie, sepse po të bëjnë këtë, del e qartë se, me aktet që kanë kryer dhe me qëndrimet që po mbajnë, ata çojnë ujë drejt pushtetit të Ramës,” shkruan Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco