Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Haxhiaj: Marrëveshja për targat fitore e Kosovës, Prishtina i tregoi kufirin Serbisë

Haxhiaj: Marrëveshja për targat fitore e Kosovës, Prishtina i tregoi kufirin Serbisë

16:41, 30/09/2021
A+ Aa A-

Analisti nga Kosova, Blerim Haxhiaj ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

Haxhiaj thekson se marrëveshja për targat është fitore e Kosovës, duke shtuar se Prishtina i tregoi kufirin Serbisë.

“Kosova po i tregon kufirin Serbisë. Qeveria e Kosovës ka vepruar në mënyrë të drejtë me reciprocitetin. Kosova zbatoi marrëveshje të mëhershme.

Marrëveshja është fitore e Kosovës. Edhe Vuçiç u detyrua ta pranojë zgjidhjen e reciprocitetit të targave.

Në veriun e Kosovës qarkullojnë makina me targa të Serbisë, e cila është diçka e paligjshme”, deklaroi Haxhiaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco