‘Berisha nuk e nxori nga zyra me 5 mijë mbështetës’/ Gjata: Basha mund të presi amerikanët, por s'do ketë më PD

‘Berisha nuk e nxori nga zyra me 5 mijë mbështetës’/ Gjata: Basha mund të presi amerikanët, por s'do ketë më PD

16:42, 22/09/2021
A+ Aa A-

Pas vendimit antistatutor të Lulzim Bashës, i cili përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, drejt tij ka pasur një sërë kundërshtish të hapura nga figurat politike brenda PD.

Sipas Çlirim Gjatës, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

‘Nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD’ ka theksuar Gjata.

“Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në abcnews.

Sipas Gjatës, Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD.

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, tha Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet22/09/2021 22:50

O Clirim ti je ne krahun e duhur pasi te mbrosh Saliun do me thene se po mbron te zezen qe i ka ndodhe shqiperise gjate regjimit te tije i cili ishte i stilit komunist te rinovuar ti e di me mire se je jurist,,, Ka ardhur koha qe ne shqiperi te ndahet nje here e mire se kush jane komunistat qe besoj se ne PD jane shume te tille duke fillu me Saliun DHE PERFUNDU ME TI CLIRIM, NJE SHPRESE E MADHE PER PD DO TE JETE SHBA E CILA KA VONDOSE QE NE SHQIPERI TE NGRIHET NJE PARTI E CILA DO TE JETE ANTIKOMUNISTE DHE DO TE VENDOSE DREJTESI NE SHQIPERI, JANE THIRRE EDI DHE LULI I KANE MARRE ANGAZHIMET QE TE NGELEN NE HISTORI PER NGRITJEN E SHTETIT TE PARE DEMOKRATIK NE SHQIPERI QE DO TE PERGATITIN ZGJEDHJETE PARA TE LIRA NE SHQIPERI JAM SHUME I SIGURTE QE KJO DO TE NDODHE DHE DO TJU MBYLLET DERA POLITIKE NJEHERE E MIRE DIKTATOREVE SIGURIMSAVE HAJDUTAVE ETJ. PRANDAJ CLIRIM TE KESHILLOJ QE NDRRO DREJTM SA NUK ESHTE VONE SE PASTAJ DO SHESES BANANE NE RRUGE HAHAHAHA

Shto koment

Denonco