Ngrihet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, ja emrat e deputetëve

Ngrihet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, ja emrat e deputetëve

10:44, 10/09/2021
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kuvendi i ri, në drejtimin e deputetes më të vjetër, Luljeta Bozo ka miratuar deputetët që do të jenë pjesë e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve.

Raporti është 5 deputetë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Kështu, nga mazhoranca u propozuan: Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu.

Nga opozita u propozuan deputetët: Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli, Belind Këlliçi.

Anëtarët e Komisionit u miratuan në mënyrë unanime me votë të hapur.

Tashmë, ky komision do të caktojë kryetarin dhe më pas do të paraqesë raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco