Aktivisti Zirkon Disha, në një lidhje live në Skype në “Syri Tv”, foli për djegien e Sarajeve në qendër të Tiranës.
Disha thekson se ka qenë në vendngjarje dhe se ka parë se zjarrfikësit janë larguar pa u siguruar se nuk kishte flakë.
Ai shton se pushtetarët, konkretisht kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë interes të shpronësojnë “Sarajet” dhe aty të mund të ndërtojnë ndonjë kullë.
“Ajo që ka ndodhur në mes të Tiranës me Sarajet e Toptanëve është një zonë krimi e duhej rrethuar. Ishin flakë që për 5 deri në 10 minuta shkrumbuan pjesën më të madhe të vilës. Kur ne shkuam në vendngjarje, policët na panë me dyshim. Na thanë edhe që mos të filmojmë.
Nuk pamë as oficer të policisë gjyqësore dhe as prokuror, që të vlerësonte këtë ngjarje. Zjarrfikësit ikën pa u siguruar se zjarri u shua. Artan Lame kishte reagim qesharak. Një reagim, që tregonte se interesi për Sarajet ishte diskutuar mes politikanëve tanë, diskutuar mes kryetarit të bashkisë dhe kryeministrit. Për atë objekt ka pasur interes, prandaj dhe është diskutuar ngjarja, kanë interes vetëm ta shpronësojnë. Aty mund të bëhet një kullë gjigande”, deklaroi Disha.
© SYRI.net