Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Qeveria Rama humb gjyqet me 7 kompani/ Arbitrazhi: Shqipëria duhet të paguajë 445 mln euro

Qeveria Rama humb gjyqet me 7 kompani/ Arbitrazhi: Shqipëria duhet të paguajë 445 mln euro

16:20, 21/07/2021
A+ Aa A-

Shteti shqiptar i ka njohur gjyqet që ka humbur në gjykatën e Arbitrazhit.  Deri tani janë 7 kompani që kanë futur Shqipërinë në një borxh të madh I cili kap vlerën e mbi 445 milionë eurove. Kjo shifër mund edhe të rritet pasi ende disa gjyqe ne arbitrazh nuk kanë marrë një vendim të formës së prere.

Nga SYRI TV

Shqipëria duhet t’iu paguajë 7 kompanive që kanë pasur dhe kanë aktualisht aktivitet biznesi në Shqipëri, 109 milionë euro, të humbura në Gjykatën e Arbitrazhit. Pjesa më e madhe e borxhit, prej 99.9 milionë eurosh është detyrim ndaj biznesmenit Francesco Becchetti.

Kompanitë që kanë hedhur në gjyq Shqipërinë dhe kanë fituar, janë:

Familja Beccheti kundër shtetit shqiptar;

J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;

SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;

Valeria s.r.l kundër Ministrisë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave;

Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;

TIA shpk kundrejt Shqipërisë

Open Data Albania po hulumton mbi detyrimet e Shtetit Shqiptar sipas Vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar. Në këtë artikull do të evidentohen detyrimet e njohura nga vetë shteti përmes dokumentit shtetëror Raporti i Mes-Vitit mbi zbatimin e Buxhetit Shtetëror 2020.

Deri në Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime të mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 485 296 Euro. Detyrimi përbëhet nga Dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet tu japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në Arbitrazh ose kosto shpenzime arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga Shteti.

Ndërkohë ka procese të tjera Arbitrazhi që ende nuk kanë marrë formën përfundimtare apo ende nuk janë njohur zyrtarisht nga Shteti ynë. Po njësoj detyrime janë edhe kostot administrative të arbitrazhit apo kamatat e mosshlyerjes së detyrimit menjëherë në Kohë.

Peshën me të madhe ndaj kostos totale të Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë – Familja Becchetti. Detyrimet për këtë çështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative të procesit të arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.

Për cdo vit Vonesë Qeveria Shqiptare ngarkohet me një kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë.  Disa çështje të tjera të hapura në Arbitrazhin Ndërkombëtar potencialisht mund të sjellin kosto shtesë për buxhetin e shtetit nëse Vendimi i Gjykatave Ndërkombëtare të Arbitrazhit bëhet në favor të palës private. Në total detyrime potenciale që mund të materializohen në kosto buxhetore shtesë janë në vlerën 300 milion  Euro.

Nëse këto vendime merren në favor të Bizneseve, kjo do të sillte automatikisht rritjen e Detyrimeve të Shtetit Shqiptar për Vendimet e  Arbitrazhit. Në këtë rast, vlera totale e detyrimeve të Shtetit Shqiptar ndaj Arbitrazheve do të ishte rreth 446 950 959 Euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/07/2021 17:45

NUK DO T'I PAGUAJE SHQIPERIA DHE POPULLI SHQIPTAR ATE GJOBE PREJ 445 MILIONE EURO, POR DO T'I PAGUAJE KOKERR ME KOKERR SHKAKTARET E KETIJ DEMI KOLOSAL FINANCIAR, EDVIN KRISTAQ RAMA DHE ERJON LALI PLEH VELIAJ!!! DO T'I PAGUAJNE VETE GOJEHALETE, DO T'I PAGUAJNE VETE NDYRESIRAT, HAJDUTET DHE KRIMINELET E SHQIPERISE, QE THANE NUK KEMI PER TE PAGUAR ASGJE!!! SPAK DUHET TE NXJERRE URGJENTISHT URDHERA-ARRESTET PER RAMEN DHE VELIAJN. PSE PO E VONON? PSE NUK KA BYTHE DHE NUK VEPRON? SATRAPI I SURRELIT NUK PYETI KURRE SHQIPERINE DHE POPULLIN SHQIPTAR, NUK I DISKUTOI FARE ME POPULLIN, NUK VEPROI AS NE EMER TE POPULLIT PER VEPRIMET E TIJ BANDITESKE KUNDER KETYRE BIZNESMENEVE!!! AI VEPROI VETEM PER INTERESAT E TIJ PERSONALE DHE PER TE MBUSHUR ME MILIONA EURO THASET E SARAJEVE TE TIJ TE SURRELIT DHE PER TE NGOPUR BYTHEN E LINDES! SI THONI JU? ATO 445 MILIONE EURO QE KA VJEDHUR RAMA DHE VELIAJ T'I PAGUAJME NE, PRINDERIT TANE, FEMIJET TANE DHE PRINDERIT TANE PER 50 VJET RRESHT???!!! SI THONI JU O SHQIPTARE DELE QE FLINI GJUME PREJ 8 VITESH, NE TE PAGUAJNE DHE RAMA, LINDA, REA, GREGU, ZAHO, LALI PLEHU DHE BUSHTRA E TIJ, KAJANI DHE GJYSHJA E TIJ BUCE, TE JETOJNE NE PARAJSE??? NE TE VUAJME PER BUKEN E GOJES DHE BANDA E RILINDJES TE JETOJNE SI SHEHIKE DHE TE HANE BIFTEKET E NUSRETIT DHE TE ZHGERRYHEN SI KURVAT PERTEJ DETIT???!!!! ATA QE I HUMBEN GJYQET DHE MILIONAT TONA, ATA DO TE PAGUAJNE!!!! OPOZITA TE MOS FLEJE GJUME! OPOZITA BASHKE ME AVOKATIN E POPULLIT DUHET URGJENTISHT QE TE NGRENE PADI PENALE KUNDER RAMES!! TE NGREJE POPULLIN NE KEMBE, NE PROTESTA, DEMONSTRATA EDHE KRYENGRITJE PO QE NEVOJA!! ATO MILIONA DO T'I PAGUASH EDHE T'I O POLIC I VERBER DHE PA TRU, QE I SHERBEN QORRAZI SATRAPIT TE SURRELIT DHE LALI PLEHUT TE BASHKISE, E GODET ME SHKOP GOME, HELMON ME GAZ POPULLIN TEND, NGA TAKSAT E TE CILIT T'I PAGUHESH DHE MERR ATE RROGE MJERANE, ME TE CILEN LALI PLEHU DHE OLSI E GREGU I RAMES FSHIJNE BYTHEN NE MENGJES!!! NGRIHU EDHE T'I O POLIC!!!

Landi21/07/2021 17:42

popull hajdar

Shto koment

Denonco