Lajmi i fundit

SPAK drejt njĂ« kĂ«rkese tĂ« dytĂ« pĂ«r arrestimin e Belinda Ballukut: ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« Rama nĂ«se...

Dalin hapur/ Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Dalin hapur/ Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

19:47, 30/05/2021
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tani nuk ka më asgjë nën sipërfaqe, apo të kamufluar me kompani që vijnë nga jashtë me pronarë shqiptarë që blejnë Lori Kafe, apo subjekte të krijuara për ortakëri me Top Channel, aksioneren e saj Vjollca Hoxha dhe drejtorin Top Channel.

CNA.al ka mundur të sigurojë informacion nga burime zyrtare dhe më pas edhe dokumentet nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku tregohet qartë ortakëria e re e Vjollca Hoxhës, me Ben Blushin dhe Stela Gugallën. Kjo e fundit personazhi që siguroi kontratën 22 milionë euro të koncesionit të Inceneratorit të Elbasanit.

Stela Gugallja është nëna e dy fëmijëve të Mirel Mërtirit, ortakut të Klodian Zotos dhe Ben Blushit tek kompania Em Capital Grup me qendër në Bullgari.

ImageImage

Stela Gugallia, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë bashkëpunëtorë në tre koncesionet e inceneratorëve në Elbasan 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe Tiranë 128 milionë euro.

Vjollca Hoxha është një nga aksionerët dhe drejtuesja e Top Channel, ku drejtor është Ben Blushi, politikani skandaloz i akuzuar publikisht edhe për shumë bëma dhe gjëma të tjera, që nga blerja e një pasurie për vajzën e tij me vlerë qesharake, deri tek karburanti i papaguar në vlera dhjetra milionë lekë pretenduar nga një tregëtar dhe e pa deklaruar prej tij në deklarimin e pasurive.

ImageImage

ORTAKËRIA E TRETE e Blushit dhe Vjollca HoxhĂ«s me inceneratoret (Dokumenti i mĂ«sipĂ«rm qĂ« tregon kompaninĂ« e re)

Sipas dokumentit të mësipërm në datën 12 prill 2021, pra një muaj e gjysëm më parë QKB ka regjistruar kompaninë KUDOPAY. Kompani e cila ka administrator Denis Rodin, një ish punonjës i Raiffeisen Bank.

Ortakët e kësaj kompanie janë tre emra të shumë njohur për publikun, Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e femijëvë të Mirel Mertirit një emër tjetër ky i shumë akuzuar për skemën e inceneratorëve, që po hetohet nga SPAK.

Ben Blushi, politikani që dështoi me copën e Librës së tij, që lajmet më të mëdha kishte sulmet ndaj Ramës, sot pasi la parlamentin e shkoi në krye të Top Channel shton kompanitë ku është aksioner, nga Bullgaria në emër të Evës, bashkëshortes së tij, në Tiranë ku është vetë aksioner me 16% tek KUDOPAY.

Vjollca Hoxha, një nga aksioneret e Top Channel e cila ndodhet në proces gjyqësor pas përlasjes me Albert Sinon dhe Aurel Bacin eshtë aksionerja e trete e KUDOPAY me 17% dhe pjesën tjetër prej 67% të aksioneve e ka Stela Gugallja e inceneratorit të Elbasanit.

Kompania e tretĂ« InceneratorĂ« – Ben Blush- Vjollca Hoxha

KUDOPAY është kompania e tretë në skemën e ortakërisë të Vjollca Hoxha-Ben Blushi- Inceneratorë.

E para është EM Capital e krijuar në Bullgari ku është kasionere Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit me 33 % edhe aty 67% të aksioneve i ka Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto.

E dyta është Valtelina shpk, kompania që mban brandin Lori Kafe, kjo kompani u ble për 2,2 milionë dollarë sipas kontratës së më poshtme. Tashmë tek Lori Kafe, Vjollca Hoxha dhe fëmijët kanë 49% të aksioneve dhe 51% i ka EM Capital Grpoup ku aksionerë janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të inceneratorëve.

Kompania e tretë është KUDOPAY, Ben Blushi nuk ka çuar bashkëshorten e tij, këtë herë ka dalë hapur në këtë kompani, por mungon Mirel Mertiri, ai ndryshe nga Blushi këtë herë shfaq bashkëjetuesen dhe nënën e dy vajzave të tij Stela Gugallen.

Image

Kopmania KUDOPAY

Kjo kompani nuk Ă«shtĂ« as incinerator, as media e as kafe. Po do operojĂ« nĂ« fushĂ«n e sistemeve elektronike tĂ« karburanteve. Sipas pĂ«rshkrimit nĂ« QKB kompania do kryejĂ« ‘Instalime per sisteme karburantesh si sisteme elektronike, informatike, te automatizuara dhe me kartĂ«, impiante dhe rrjete te komunikimit dhe telekomunikimit, tĂ« pajisjeve dhe aparaturave kompjuterike dhe informatike, sherbimi i mirĂ«mbatjes dhe zhvillimit tĂ« komponenteve te tyre perberes.Ndermjetesim midis grosisteve dhe shitjeve me pakice karburantesh. Import- eksport, tregti me shumicĂ« dhe pakice ta artikujve tĂ« ndryshem industrial, elektronike, elektrike, informatike etj. Zhvillime dhe mirĂ«mbajtje te SoftĂ«are dhe HardĂ«are. Me qellim realizimin e objektit tĂ« mesiperm shoqeria mund te marre pjesĂ« nĂ« cfaredo lloj marreveshje tregtare dhe/ose joint venture me shoqĂ«ri te tjera e sipermarrje si edhe te kryejĂ« cdo akt tjetĂ«r te nevojshem’.

Ky Ă«shtĂ« biznesi mĂ« i ri i ortakĂ«sirĂ« Inveneratore – Vjollca HOxha- Ben Blushi, apo koncesionar qeverie qĂ« merr miliona dollarĂ« nga taksat e shqiptarĂ«ve qĂ« bĂ«n ortakĂ«ri me media kombĂ«tare dhe ish politikanĂ« tĂ« shumĂ« akuzuar qĂ« kanĂ« marrĂ« role drejtuese. (vijon) CNA.al

Ekstrakti i kompanise te Stela Gugalles që ka marrë koncesionin 22 milionë euro nga qeveria shqiptare per inceneratorin e Elbasanit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco