Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Kim Jong-un u kërkon falje qytetarëve, Rama i kërkoi falje familjes së tij

Kim Jong-un u kërkon falje qytetarëve, Rama i kërkoi falje familjes së tij

11:48, 02/01/2021
A+ Aa A-

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka dërguar një letër çdo qytetari të vendit të tij me rastin e vitit të ri.

Sipas VOA, ai i ka falënderuar për mbështetjen në kohë të vështirë. VOA raporton se më herët, Kim Jong-un u kishte kërkuar falje qytetarëve të vendit të tij që kishte dështuar në përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Ai po ashtu kishte kërkuar ndjesë për vështirësitë që kanë kaluar qytetarët gjatë kufizimeve për pandeminë.

Për ironi kjo bie në kontrast me qëndrimin që mbajti kryeministri Edi Rama në fund të këtij viti. I pyetur nga gazetarët se kujt do i kërkonte falje për fundin e vitit, ai tha se i kërkon falje vetëm familjes së tij, sidomos Zahos, pasi nuk ka qëndruar afër tyre.

Jo vetëm kaq, por në mesazhin pasues ai deklaroi se ka vuajtur shumë pasi ka detyrën më të vështirë në vend.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t02/01/2021 12:06

Ja pra,diktatori i vertete kerkon falje kurse ky palaçoja jone,nuk ndjen asnje pergjegjesi per gjendjen e mjeruar te shqiptareve

Shto koment

Denonco