Sabotim i shefit të Komisionit Evropian apo thjesht flirtim me cubin e Ballkanit?

Sabotim i shefit të Komisionit Evropian apo thjesht flirtim me cubin e Ballkanit?

12:19, 18/12/2020
A+ Aa A-

Nga Kassandra

Komisioni i Venecias, një organ i respektuar juridik i Këshillit të Evropës, po merret që vitin e kaluar me shumë çështje nga Shqipëria; mjaftueshëm për t’u etiketuar me shaka nga diplomatët si ‘Komisioni i Tiranës’.

I pari ndër ta është Luigi Soreca, kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, i cili së fundmi ka bërë fushatë në mënyrë jodiplomatike që autoritetet të bënin dy emërime jo më vonë se 31 dhjetori në Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë pezull prej tre vitesh si pasojë e një fushate në drejtësi të kryer dhe zbatuar keq. Kjo ka krijuar një boshllëk pushteti që është mbushur zellshëm nga një kryeministër i etur për pushtet që përballet me akuza për autoritarizëm, korrupsion dhe lidhje me krimin. Mungesa e pushtetit të tretë është një arsye për polarizimin politik në rritje teksa shumë çështje sensitive presin të gjykohen.

Kjo shpjegon pse ka shumë raste nga Shqipëria në Komisionin e Venecias. Diplomatëve shakatarë mund t’u kujtohet që BE luajti një rol mbi proporcional në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe ata kanë një farë përgjegjësie për nofkën e re të Komisionit të Venecias. Do të donim të besonim se ky sens moral shpjegon thirrjet e përjavshme nga Soreca për emërimet në drejtësi. Burimet tona në Bruksel dhe në Delegacionin në Tiranë na tregojnë për përpjekje për të përmbushur një kusht kryesor për nisen e negociatave me BE. Edhe nëse Gjykata Kushtetuese mund të mos jetë ende funksionale për disa pavarësisht emërimeve, siç thonë disa ekspertë, por kjo do të jetë temë e një tjetër artikulli.

Javën e kaluar, Komisioni i Venecias bëri të ditur opinionin për ndryshimet e fundit kushtetuese në Shqipëri të cilat prekin sistemin zgjedhor. Ishte një denoncim i fortë i abuzimit të Edi Ramës me situatën me qëllim rritjen e shanseve të tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ajo që nuk iu tha publikut ishte se ideja për t’ia referuar çështjen Komisionit të Venecias erdhi nga maja e Komisionit Evropian. Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit, vizitoi Tiranën më 7 tetor, ku u takua me Presidentin Ilir Meta dhe zyrtarë të qeverisë dhe opozitës. Burimet tona thonë se ai sugjeroi Venecian si rrugëdalje nga ngërçi i krijuar nga ndryshimet arbitrare kushtetuese të Ramës. Meta i shkroi Venecias më 21 tetor, por deri tani nuk ka pasur shumë për t’u përmendur përveç Komisionerit që aplikon diplomaci e korrektesë teksa përpiqet të ndihmojë në zgjidhjen e një nyjeje politike në vendin e Ballkanit Perëndimor.

Ky është padyshim një zhvillim i mirëpritur duke pasur parasysh paraardhësit e tij pro-Ramës. Ajo që i tërhoqi vëmendjen Kassandrës, megjithatë, ishte informacioni se një zyrtare e Komisionit, quajtur Genoveva Ruiz Calavera, e cila është vartëse e Várhelyit si drejtore për Ballkanin Perëndimor, i telefonoi Komisionit të Venecias. Ajo kërkoi që kërkesa e Metës të refuzohej. Mendimi i saj ishte që Komisioni të rekomandonte ndryshime legjislative dhe parlamenti shqiptar t’u bindej e të vepronte sipas tyre. Kjo do të vinte në rrezik zgjedhjet e 25 prillit dhe pasqyronte në mënyrë perfekt argumentin publik të Ramës.

Kassandra do të donte të besonte mendimin e Presidentit Meta dhe Komisionerit Varhelyi se kthimi në formulën e anuluar zgjedhore nuk do të shqetësonte zgjedhjet e prillit. Ajo kërkon një copëz të thjeshtë legjislative efekti i së cilës do të shfaqet vetëm pas numërimit të votës. Megjithatë, pa një analizë të thellë, nuk mund të kemi një qëndrim të patundur për këtë çështje.

Varhelyi është konfliktuar publikisht me Ramën në dy raste të veçantë, teksa i bëri thirrje kryeministrit të mos aplikonte ndryshimet para publikimit të Komisionit të Venecias. Shumë politikanë të tjerë të BE iu bashkuan thirrjes, të cilën Rama vendosi ta injoronte. Për këtë kemi shkruar gjashtë javë më parë, duke vënë në dukje ftohjen midis Ramës dhe niveleve institucionale të BE.

Të gjithë ne e dimë nga përvojat e mëparshme se zyrtarët e Komisionit që injorojnë pikëpamjet e shefave të tyre politikë në Kolegjin e Komisionerëve janë gjë e zakonshme në Bruksel. Ajo që na duket e mahnitshme është që Calavera vazhdoi operacionet e saj personale me Komisionin e Venecias në prapaskenën e këtij konflikti. Ky duket si një akt i pazakontë sabotimi e madje një mosbindje e hapur, pasi ajo duhet ta ketë ditur që ‘Venecianët’ do të tregonin.

Mund të duam të spekulojmë për arsyet e saj, por nuk duam të nxjerrim konkluzione të shpejta. New Europe ishte e para dhe e vetmja gazetë kryesore evropiane që ekspozoi korrupsionin e Romana Vlahutin, paraardhësja e Sorecas në Tiranë. Ca para mënjanë mund ta kenë trimëruar në veprimet e saj pro-Rama, por ajo ka qenë hapur e njëanshme që nga fillimi i punës së saj në Delegacion dhe ka qenë edhe e toleruar nga Selia.

Deklaratat publike të Calaveras, përfshirë ato drejtuar Parlamentit Evropian, vijnë era Ramaizëm puro. Ajo drejton monitorimin ndërkombëtar të procesit të vettingut, i cili është aspekti kryesor i reformës në drejtësi që është kritikuar vazhdimisht. Ndoshta aty duhen gjetur arsyet. Ende nuk e dimë, por nuk do ta përjashtonim këtë mundësi të qartë në hetimet tona të ardhshme.

Duke qëndruar te faktet që dimë, e konsiderojmë këtë një çështje kredibiliteti për Komisionin Evropian. Komisioneri Várhelyi, kur mori postin, premtoi të rikthente besimin në procesin e zgjerimit. Nëse dështon të rimarrë kontrollin në departamentin për të cilën është përgjegjës, atëherë do të jetë shumë e vështirë për të të mbajë premtimin fillestar.

Marrë nga Neweurope.eu-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/12/2020 12:50

O KARAVELLA! O TE SHKERDHEFSHIN QENTE E RRUGES TE LALI PLEHUT!!! O PLEHRAT E NDRYRE, O TE KORRUPTUAR TE MUTIT, O NJEREZ TE QELBUR DHE MASKARENJ DHE MASKARESHA, E QELBET, E SHKATERRUAT DHE E FUNDOSET SHQIPERINE DHE TE ARDHMEN E SAJ EVROPIANE!! KETA HAJDUTE TE PACIPE, TE PAMORALSHEM, TE PATURP EVROPIANE DUHET TE COHEN PERPARA DREJTESI, PERPARA GJYKATES NDERKOMBETARE ME AKUZEN: BASHKEPUNTORE NE KRIMIN E TMERRSHEM TE SHKATERRIMIT TE NJE VENDI DHE TE VUAJTJEVE 8-VJECARE TE NJE POPULLI! VETEM KESHTU SHQIPTARET DO TE KRIJOJNE BESIM TEK BE DHE ZYRTARET E SAJ TE ARDHSHEM NE TIRANE!!!

t18/12/2020 12:40

Gjithçka eshte dore e plakut te rjedhur Soros,qe i eshte mbush mendja se mund te kontrolloje tere boten

Shto koment

Denonco