Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Deklarata e Metës, Rama: Askund nuk bëhen referendume, koalicionet do ndalohen nga Kuvendi

Deklarata e Metës, Rama: Askund nuk bëhen referendume, koalicionet do ndalohen nga Kuvendi

14:09, 16/07/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur që ti përgjigjet deklaratave të Presidentit, për ndryshim kushtetute.

Me një postim në Twitter, Rama thotë se nuk do të ndryshojë sistemi, por Kuvendi do të hapë listat dhe do të ndalojë koalicionet parazgjedhore.

‘Ilir Meta thotë se ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum!

Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s'do ndryshojë, as koalicionet s'do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s'është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim!

Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!’,- shkruan Edi Rama në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco