Zgjedhjet në Serbi/ Rama, thirrje pro farsës së Vuçiçit

Zgjedhjet në Serbi/ Rama, thirrje pro farsës së Vuçiçit

15:35, 20/06/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka gjetur mënyrën më të shëmtuar për ti ardhur në ndihmë sivëllait të tij Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet farsë që ky i fundit po zhvillon në Serbi. 9 parti kryesore opozitare i kanë bojkotuar ato dhe i kanë bërë thirrje zgjedhësve të tyre nga e majta në të djathtë të mos shkojnë në votime, si shkak i regjimit autokratik, kapjes së mediave dhe mbytjes së demokracisë në vend.

Ashtu si edhe në Tiranë, propaganda e regjimit serb ka qenë të nxisë opozitën fallco dhe të përkrahë ato që quan shumicën e 21 listave që konkurojnë. Qëllimi i regjimit serb është të ruajë njëkohësisht fasadën demokratike dhe të shtojë pjesëmarrjen në zgjedhje. E pikërisht këtu i ka ardhur në ndihmë me aq sa mundet edhe Edi Rama, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në këtë teatër demokratik. 

“Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë”, ka shkruar ai në një shënim në Twitter.

Se sa mund të arrijë një minorancë etnike në kushtet e mungesës së demokracisë dhe sundimit të një regjimi, kjo është një gjë e ditur. Por qëllimi i Ramës duket se nuk është ky, por t'i shërbejë propagandës të autokratit serb, që njësoj si këtu në Tiranë tenton tua shesë qytetarëve sapunin për djathë./Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco