A mund të fitojë një mandat të 3-të Rama? Celibashi: E vështirë të bësh parashikime

A mund të fitojë një mandat të 3-të Rama? Celibashi: E vështirë të bësh parashikime

22:11, 04/06/2020
A+ Aa A-

Ish-kryetari i KQZ-së ish-ministri në qeverinë Rama-1, Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duket se është i pavendosur nëse Edi Rama do të marrë një mandat të tretë.

Në një analizë të shkurtër në fund të emisionit, Celibashi u shpreh se është e vështirë të jepet një parashikim, pasi sipas tij edhe opozita nuk ka një qasje të saktë në lidhje me çështje të ndryshme.

‘Jemi në një situatë që jemi në një qeverisje prej 8 vitesh me një situatë jo të mirë për vendin, ku ka një konfliktualitet mes qeverisë e opozitës.

Ti e ke të vështirë të japësh një parashikim, kur shikon edhe se opozita nuk thotë se kemi qasje për këtë çështje, apo për këtë çështje.

Duhet ndryshimi, por pastaj thonë se kush do të ndryshojë’, deklaroi Ilirjan Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco