Lajmi i fundit

VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Falja e gjobave/ Kreu i shoqatës së biznesit, Ramës: Boll gënjeve! Ishin të paligjshme

Falja e gjobave/ Kreu i shoqatës së biznesit, Ramës: Boll gënjeve! Ishin të paligjshme

17:05, 17/04/2020
A+ Aa A-

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi pak më herët faljen e të gjitha gjobave për shkelje të karantinës deri tani, vjen reagimi i kryetarit të Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli.

Përmes një reagimi në Facebook, ai i kërkon kreut të qeverisë të lerë propagandën me shifra miliona euroshe, por të ndihmojë biznesin.

"Po çfarë gjobash fale o i papërgjegjshëm. Ti dhe vetë e di që po gënjen, por të paktën mos gënje dy herë për të njëjtën gjë.E para, ku u bazove, në çfarë ligji u bazove që iu vije gjoba qytetarëve, vetëm e vetëm për presion", shkruan ndër të tjera Agolli.

Reagimi i plotë:

Ky është gallatë fare.

I vetmi kryeministër në botë që bën vendime nëpërmjet fb.

-Falen gjobat e vendosura ndaj qytetarëve në këtë periudhë -thotë.

-Po çfarë gjobash fale o i papërgjegjshëm. Ti dhe vetë e di që po gënjen, por të paktën mos gënje dy herë për të njëjtën gjë.

E para, ku u bazove, në çfarë ligji u bazove që iu vije gjoba qytetarëve, vetëm e vetëm për presion.

E dyta, çfarë gjobe hoqe kur ato ishin të kundraligjëshme, apo prite sa të aprovoje ligjin dje në parlament.

E fundit. Na thuaj kur hyn ligji penal në fuqi ta dimë të mos sëmuremi, sepse para se të shkojmë në spital, mos shkojmë në burg qoftë larg për secilin nga ne, se po të jetë për ty, as dëgjon nga ai vesh ti.

Dhe e fundit fare. Boll bëre propagandë me shifra miliona euroshe, po hidhi lekët në treg se nuk janë as të tuat, as të ndonjë tjetri që i ke varur thesin në qafë. Ato janë para të biznesit dhe sot i takojnë vetëm biznesit.

Boll dole në tv, se u bëre si lugati në ëndërrat e fëmijëve dhe mos na trego më filma horror me luftë dhe me varfëri partizane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu17/04/2020 19:04

sa te mbaroje kjo situate ne raste nuk ngrihet i gjithe populli ne demostrat kto qyfyre fb do ndigjojm nga ky psikopat i droguar

Shqiptari17/04/2020 18:31

AH MOJ SHQIPERI E MJERA SHQIPERI NE DUART E ZEZA ME KTHETRAT E PALARA TE KETIJ DJALLIT PERFUNDOVE TI!!! KY DJALLI SATRAP I SURRELIT, JO VETEM QE NUK MORI ASNJE MASE PER TE PARANDALUAR HYRJEN E COVID-19 NE SHQIPERI ASHTU SIC VEPRUAN NE KOHE SHUME VENDE QE DREJTOHEN NGA NJEREZ DHE JO NGA KAFSHET, POR U TALL, I INJOROI DHE PERQESHI ME LANGONJTE E VET NE QEVERI DHE NE MEDIA LAJMERIMET DHE PARALAJMERIMET E OPOZITES!!! SOT NA DEL SHPETIMTAR!!!!! PO TI JE NJE MASHTRUES! NJE TIRAN I PASHPIRT! NJE GENJESHTAR I PACIPE! NJE DIKTATOR I PAMESHIRSHEM! SA VITE BURG DO TE DENOHESH TI QE KE 7 VJET QE PO NA VJEDH, PO NA GRABIT E PO NA RRENON???!!!! ME PATURPESINE ME TE MADHE E KRAHASON GJENDJEN E SHQIPERISE SOT ME SHQIPERINE GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE!!!! PO TI KUSH JE NE KETE LUFTE? MUSOLINI APO HITLERI? SEPSE PER POPULLIN NUK KE QENE, NUK JE DHE NUK DO TE JESH KURRE!!!!! MOS U HIQ SI SHPETIMTARI I KOMBIT SEPSE TI PO IA NXIN JETEN KETIJ POPULLI! TI JE ME I RREZIKSHME DHE ME I ZI SE SA COVID-19 ME TE CILIN KERKON TE SHPETOSH LEKUREN TENDE PREJ HAJDUTI ORDINER!!!! SOT NUK PO BEN ASGJE, JE ZERO ME XHUFKE, JE NJE HIC, JE VETEM NJE GOGOL QE TMERRON NJEREZIT ME KODIN PENAL NGA DRITARJA E HALESE SE SURRELIT! GJITHMONE JE 2 HAPA MBARA OPOZITES DHE PO BEN FIKS ATO QE TE THOTE BASHA 2 DITE PERPARA!!!! POR TI JE NJE I PACIPE!!! BURGU TE PRET TY DHE TE GJITHE NARKO-BANDEN RILINDJA!!! NUK TE SHPETOJNE DOT TY AS TERMETET DHE AS COVID-19!!!! TI E DI SHUME MIRE SE CFARE TE PRET KUR TE MBAROJE KJO SITUTATE! KUR TE MOS JESH ME NE PUSHTET DO TE JETE GALLATE E MADHE ME TE GJITHE MILITANTET E NARKO-BANDES SE RILINDJES! TE SHIKONI SE SI DO TA SHAJNE VETE LIDERIN E TYRE SUPREM QE I COI NE QORRSOKAK! DO THONE: AI DJALL I KA FAJET TE GJITHA!!!!!

opionisti17/04/2020 17:18

mos ifal gjoba me ate ngrihete shteti zoti kryeminister

Shto koment

Denonco