Dhoma e Tregtisë Durrës: Po tallen me biznesin, do ketë protesta të fuqishme

Dhoma e Tregtisë Durrës: Po tallen me biznesin, do ketë protesta të fuqishme

15:58, 10/04/2020
A+ Aa A-

Një ditë pas miratimit nga Këshilli Bashkiak Durrës të shtyrjes së pagesës së taksave vendore për bizneset e mbyllura për shkak të koronavirusit, reagon ashpër kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Alban Isteri.

Në një prononcim për DurrësLajm, Isteri e konsideron tallje vendimin e një dite më parë, pasi sipas tij nga ai përfitojnë vetëm 5% e totalit të bizneseve në të gjithë qarkun e Durrësit, biznese këto që kontribuojnë në buxhetin e bashkisë në një përqindje shumë të ulët, ndërkohë që mbi 90% e bizneseve të tjera, pavarësisht se nuk punojnë ose kanë rënie drastike të xhiros, duhet të derdhin paratë në arkën e shtetit.

“E konsiderojmë vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak një tallje për biznesin që është kontribuesi më i madh në arkën e pushtetit vendor. Në këto ditë të vështira prej pandemisë Covid-19, biznesi durrsak po tregohet mjaft solidar dhe po ndihmon në forma të ndryshme shtresat në nevojë, ndërkohë që shtyrja e taksave vetëm për bizneset e mbyllura është një pikë uji në oqean për sipërmarrjen private”- tha Isteri.

Për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, biznesi në qytetin bregdetar është në vdekje klinike, pasi ka marrë dy goditje të forta në harkun e 4 muajve, tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe tani pandeminë e koronavirusit. Sipas Isterit, biznesi është shumë i revoltuar me sjelljen e qeverisë dhe paketën ndihmëse të ofruar deri tani. Pavarësisht se kryeministri Rama ka paralajmëruar një paketë B ndihmë për biznesin, sipërmarrjet private janë mjaft skeptike. Për shumë prej tyre, nëse qasja populiste e qeverisë nuk ndryshon, edhe reagimet e biznesit do të jenë të forta, ku nuk përjashtohen edhe protestat.

“Nëse vijohet me të njëjtën qasje populiste nga ana e qeverisë, biznesi do të marrë masa më drastike, që nuk do donim t’i ndërrmerrnim, pasi kërkojmë gjithnjë zgjidhje me qeverinë. Nëse kërkesat tona bien në vesh të shurdhët, nuk përjashtohen edhe protestat” – tha Isteri.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës nënvizoi gjithashtu se paketat në ndihmë të biznesit në vendet fqinje si Kosovë apo Maqedoni e Veriut janë një mbështetje e fortë për sipërmarrjet private atje, ndërkohë që qeveria Rama me deklaratat populiste “Shisni jahtet apo vilat” po sillet ndaj biznesit si ndaj një armiku.

Pak ditë më parë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës së bashku me Dhomat e Tregtisë të shumë qyteteve dhe shoqatat e tjera të Sipërmarrjeve Private, i dërguan një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave Anila Denaj, ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi dhe ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ku i kërkuan marrjen e 8 masave mbështetëse për sipërmarrjen, e cila sipas tyre po i drejtohet kolapsit.

Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes Private kërkonin ndërhyrjen nga ana e qeverisë me një paketë të detajuar financiare, kurajoze dhe të zgjuar.
Letra drejtuar qeverisë dhe ministrave të linjës:

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t10/04/2020 19:27

    Permendja e protestave eshte pavend tani qe vendi eshte ne gjendje emergjence,protestat duhet te fillohen kur te hiqet gjendja e emergjemces,dhe te fillojne nga sureli deri ne gjirin e lalzit dhe te behet ajo qe nuk u ne protestat e 91

    Shqiptari10/04/2020 17:36

    O SHQIPTARE! AKOMA E BESONI KRYEMASHTRUESIN????!!!!! PASKENI QENE KOMPLET PA TRU!!! RAMES NUK I INTERSON QE KARANTINA TE MBYLLET SHPEJT! SA ME SHUME TE ZGJATET AQ ME SHUME PEFITON NGA FRIKA E NJEREZVE. AQ ME SHUME NJEREZIT I LARGOHEN INTERESIT PER TA ZHDUKUR RAMEN NGA PUSHTETI, AQ ME SHUME PASUROHEN DHE FORCEHEN EKONOMIKISHT USHTARET E RILINDJES! VETE EDVIN KRISTAQ RAMA DHE BANDA RILINDJA JANE FINANCUESIT E KESAJ BANDE RIVALE TE BANDES SE ALDO BARES! MBESHTETET DHE FINANCOHET NJE BANDE KUNDER NJE BANDE TJETER! KY ESHTE ZINXHIRI MAFIOZ I RILINDJES! KETA JANE PJESE E BANDES SE EDVIN KRISTAQ RAMES: BANDA RILINDJA! BANDA RILINDJA ESHTE KUNDER TE GJITHA BANDAVE DHE ISH-BANDAVE TE TJERA NE SHQIPERI PER TE KAPUR TE GJITHA TRAFIQET, KONDRABANDAT DHE KRIMET NE SHQIPERI PER TE MBROJTUR ME CDO MENYERE DHE MJET PUSHTETIN MAFIOZ! ORGES BILIBILI DHE LEART HAXHIU, TE NJOHUR PER VRASJE, VJEDHJE, TRAFIK GROGE NGA TE GJITHE QYTETARET, POLICIA DHE PROKURORIA, TE ARRESTUAR DHE TE DENUAR POR PERSERI TE LIRUAR NGA PUSHTETI I BANDES RILINDJA! PERSERI DO TE LIROHET ORGES BILBILI SEPSE I DUHET RILINDJES, I DUHET EDVIN RAMES! USHTARET BANDITE TE RILINDJES DUHEN EDHE 1 HERE, PASTAJ OSE DO TE BURGOSEN PERJETE OSE DO TE ELEMINOHEN NGA USHTARET E RINJ TE RILINDJES! MOS U HABISNI O SHQIPTARE! KESHTU FUNKSIONOJNE BANDAT MAFIOZE KUDO NE BOTE, POR BANDA RILINDJA ESHTE E ME RREZIKSHMJA SEPSE I KA TE GJITHA PUSHTETET! TANI KJO BANDE KA NE DUART E SAJ EDHE PUSHTETIN COVID-19! RAMA KERKON QE ME ANEN E IZOLIMIT TOTAL KOMBETAR TE POPULLIT, ME PRETEKSTIN E COVID-19, RAMA KERKON TA SHTYJE PUSHTETIN E TIJ DERI NE SHTATOR, DUKE HYRE NE PERIUDHEN ELEKTORALE PER ZGJEDHJET E 2021! NESE DO T'I DUHET AKOMA KOHE, DO TA SHTYJE IZOLIMIN DERI NE MARS 2021 DHE NDOSHTA EDHE VOTIMIN PER ZGJEDHJET 2021. DO TA BEJME VOTIMIN NGA SHTEPIA NEN KONTROLLIN E PLOTE DIKTATORIAL TE RILINDJES! SA ME SHUME TE VARFEROHET DHE TE MJEROHET NJE POPULL AQ ME SHUME I NENSHTRUAR, ME KOKEULUR, ME SEREVIL, ME EGOIST E ME I SKLLAVERUAR BEHET!!!! A NUK ISHIM NE SHQIPTARET QE 45 VJET E MBAJTEM KOKEN ULUR DHE NA U BENE DUART KALLO DUKE BROHORITUR DHE DUARTROKITUR "UDHEHEQESIN E MADH" DHE "FITORJET E PAPARA" TE SHQIPERISE NE RRUZULLIN TOKSOR!!!! NE VETEM KUPA E BOTES NE FUTBOLL NA MUNGONTE NE ATO VITE DIKTATURE KOMUNISTE!!!!!!

    Shto koment

    Denonco