U shfaq duke thithur drogë/ Reagon sërish Lefter Alla, ja çfarë thotë

U shfaq duke thithur drogë/ Reagon sërish Lefter Alla, ja çfarë thotë

18:22, 22/01/2020
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar sërish pas publikimit të videos nga gazetari Artan Hoxha ku pretendohet se Alla po thith kokainë në një lokal.

Në një postim në rrjetet sociale, Alla shkaruan video është montazh, ndërkohë që akuzon Partinë Demokratike, se po e shantazhojnë me një video të montuar.

“Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!

Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.

Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.

Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.”- shkruan Alla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer22/01/2020 19:28

Babalja e coi vllain e Ministrit te Brendshem ne Rebibbia. Sa vjet? Le ta gjeje Lefteri vet

London 22/01/2020 18:35

Me shembullin e kryetarit. Po mos I kopjoni gjithçka o dele, se ka shume vese.

Shto koment

Denonco