Basha: Ja çfarë arritën protestat! Kjo qeveri bie për 24 orë nëse ...

Basha: Ja çfarë arritën protestat! Kjo qeveri bie për 24 orë nëse ...

12:34, 15/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, diskutoi me fermerët e Urës Vajgurore edhe për rezultatet e protestave të opozitës. Ai tha se qëllimi i tyre ishte ndërgjegjësimi i të huajve për krizën në vend. Basha shtoi se kjo qeveri bie për 24 orë nëse mobilizohen qytetarët me votë.

PJESE NGA FJALA E BASHES

“Merrini këto 30 vite e më thoni nëse një opozitë tjetër ka marrë vendime më të forta se opozita që drejtoj unë?! Të gjitha në funksion të interesit tuaj. Atë që kishim në dorë, atë kemi bërë.

(Një fermer e kundërshton).

Një sekondë. Nëse ti mendon se të bëhesh pjesë... me noterë e me parukierë siç tha Presidenti, nuk bëhet shtet. Nuk është për të qeshur, s’është për të qeshur.

Sot ka dy mënyra. Një mënyrë është të bësh sikur bën teatër bashkë me ta dhe asnjë nuk kishte për të dalë, Mehmet. Keq e më keq do të shkonte.

Gjëja tjetër është t’i tregonim gjithë botës se çfarë bëhet në këtë vend, prandaj dolëm. Dolëm prej andej, dolëm me njerëzit në rrugë dhe sot çfarë arritëm?!

Sot ke parlamentin e fuqisë më të madhe të Evropës,  Bundestagun, që thotë se në Shqipëri ka një krizë të rëndë politike. Pa zgjidhur këtë krizë, nuk ua hapim derën. S’e kemi me ju shqiptarët, e kemi me atë që është në krye të vendit. Arresto ata që vodhën votat, garanto votën e shqiptarëve. Bëj zgjedhje. Pastaj ta hapim derën e Evropës.

Prit, bëj pak durim. The çfarë arritëm?! Këtë arritëm. Dhe këtë që arritëm me Bundestagun, sot e arritëm edhe me SHBA. Kjo nuk ra nga qielli, siç bie shiu. Kjo ishte arritja. Aq sa ishte arritja e opozitës, aq ishte edhe arritja juaj që e mbështetët.

Kjo tregon që kur njerëzit bashkohen për një qëllim të mirë, ia arrijnë qëllimit. Dhe sot në tryezë është shtruar për zgjidhje, zgjidhja e krizës politike shqiptare.

Si zgjidhet kriza? Sigurisht që me zgjedhje zgjidhet kriza. Me votën tuaj zgjidhet kriza. Por nëse prisni që njësoj si në duelet mesjetare, të shkoj të bëj duel unë me Ramën dhe t’ua zgjidh problemin, ky është një iluzion. Unë bëj detyrën time, gjithsesi bën detyrën e vet.

Natyrisht përgjegjësitë e mia janë më të mëdha. Por përgjegjësia më e madhe është për të ruajtur dinjitetin tuaj dhe të ardhmen tuaj duke ruajtur votën tuaj. Nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe nuk lejojmë shitjen e votës, nëse bëhemi bashkë me shpirt e me mendje për një Shqipëri të vlerave të vërteta, vlerave të punës, dhe jo vlerave të krimit, atëherë kjo qeveri bie për 24 orë.

Dhe ky është qëllimi im, që të bëhemi bashkë, të sjellim sa më parë ditën e votimit dhe atë ditë secili ta mendojë se po shiti votën, atëhërë ka shitur fëmijët dhe të ardhmen e vet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi15/11/2019 13:40

vetem me ty kjo qeverri ska per te rene asnjehere. Ti je ne sherbim te kesaj qeverrije, je ne sherbim te Rames, ne sherbim te Sorosit, ne sherbim te ish sigurimit te shtetit. Ti je kali i trojes ne PD.

I deleguari15/11/2019 13:26

Vertet shume ka arritur kjo opozite, goxha sukses eshte tju tregosh nderkombetareve se si e shkaterroi nga themelet Edvin Mafija kete vend, bile kjo opozite ka parashikuar se edhe me keq do behet dhe sidomos të rinjte do ikin të tere pa perjashtim ! Ky sukses i opozites eshte edhe me i madh dhe i cuditeshem ,sepse eshte e rralle dhe e pa degjuar qe nje stan me lepuj të fitoje ndaj nje lukunie qensh ujqerish e arinjsh! Pika qe sju bie opozite e pjerdhur me të tera!

Iris15/11/2019 13:23

Fshati digjet kurva krihet

t15/11/2019 13:15

Keshtu the edhe ne 2017 dhe na e fute sa krahu.Nuk i nxorre ti njerezit ne rruge por pakenaqesia ndaj rame&rilindje,por nuk u arrit asgje per qellimin qe paten protestat,rrezimin e rames,ka rene do bjere etj kurse rama vetem forconte pushtetin personal.Jam perzier qysh ne fillimet e demokracise dhe jo si puna jote qe erdhe ne 2005 se kishe mikeshe gocen e berishes.Ke deshtuar disa here deri tani dhe me klamorozet jane 2017 dhe protestat e fuqishme te keti fillimviti.Na ke zhgenjyer sa edhe ti vete e ndjen se po te besh thirrje per protesta per rrezimin e rames nuk te vjen njeri ,ti nuk te ngjall shprese,,personalisht te kam bere thirrje po pate bythe bej ate qe ka thene me plot te drejte Erl Kodra,te rrezohet brenda ketij viti rama.Beje nqs don te te besojme se prapa ne ke ,por me llafe si deri tani ..ndofta nje dite ke per tu bere po aq i urryer si rama vetem prej zhgenjimit qe u dhe shqiptareve rames&rilindje

someone15/11/2019 12:55

Nje M.. me shkronja kapitale arriten protestat. S'e keni me gjithe mend ju jo, cdo kauze po e lini ne balte!!! Asnje premtim per rrezimin e qeverise apo per mbrojtjen e te pafuqishmeve nuk e keni mbajtur!

Shto koment

Denonco