Deklarata e CDU-CSU/ Bardhi: Mesazh i qartë i Berlinit! Pa plotësuar kushtet, nuk ka negociata

Deklarata e CDU-CSU/ Bardhi: Mesazh i qartë i Berlinit! Pa plotësuar kushtet, nuk ka negociata

19:03, 20/10/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmidt kanë reaguar ditën e sotme me një deklaratë të përbashkët pas moshapjes së negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas partive qeverisëse në Gjermani, tani është momenti që dy vendet të shohin “JO-në” e Këshillit të Evropës, si një nxitje të fortë për vijimin e refomave integruese.

Por lidhur me këtë deklaratë reagon edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas tij, mesazhi i Berlinit është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

"Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.

Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

Koha e propagandës ka mbaruar!

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës", shkruan Bardhi në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/10/2019 10:24

Dakord z. Bardhi! I dime shume mire te gjitha qendrimet neper letra te amerikaneve, te gjermaneve, francezeve, hollandezeve, danezeve, italianeve e plot te tjereve te BE. Por a mund te na thoni se si do te ike Rama perpara 30 qershorit 2021? Me sa po duket ai doreheqjen burrerore as qe e pranon, as e ka ne plan dhe as qe e imagjinon kurre! Si do ta rrezojme regjimin e Rilindjes? Me protesta paqesore, me tullumbace apo fenere me drite dhe me thirrjet, çjerrjet RAMA IK! poshte zyres se tij, Rama nuk iken kurre! Le te mblidhni neper sheshe jo 100 apo 200 mije njerez nga e gjithe Shqiperia, por edhe 500 mije, ai nuk leviz paqesisht! Si do te rrezohet Rama? Duke i bere thirrje ne fb, neper portale, neper foltoret e PD e LSI, neper konferencat e shtypit te opozites se bashkuar apo duke qare e duke u lutur neper kancelarite e BE dhe SHBA, "Aman, hajdeni na e hiqni juve!" Apo duke i thene e duke iu lutur çdo dite e çdo nate burracakut e deshtakut: Behu burre si Ramushi, si Zaevi, si Ciprasi, si Kurtz apo si Salvini dhe mos e mba peng nje kope delesh te urta siç jemi ne!!!! Por ai me banden e tij RILINDJA, kane bere aq zullume, aq te zeza, aq hajdutlleqe e maskaralleqe dhe aq krime, sa qe te vetmin shpetim kane pushtetin, qe po e mbajne me thonjte e tyre te piset e te gjakosur! He pra, Opozite e Bashkuar, si do ta rrezoni kete diktator te ri? Asnje force politike nuk po e thote qarte, hapur dhe troç: Me cilin sistem zgjedhor jane dakord? Me sa po duket, asnjera prej tyre nuk e do kurre sistemin zgjedhor proporcional kombetar me lista te hapura. Ashtu sic e beri Italia, e cila nxori fituese forcen e re politike "5 Yjet", si Greqia qe nxori Ciprasin, si Austria qe nxori Kurtz, si Kanadaja qe nxori Trudo, si Kosova qe nxori VV dhe Albinin, si fqinji lindor qe nxori Zaev. Sepse ky sistem zgjedhor i largon perfundimisht fytyrat dhe surretet e vjeteruar dhe te korruptuar te politikes tone anadollake 30 vjeçare, dhe i hap rrugen njerezve te rinj, te ndershem, dinjitoz ashtu si Albini, per ta drejtuar vendin e per ta çuar me dinjitet dhe jo si lypsar drejt BE!

Shto koment

Denonco