Çmenduria e Ramës/ Pas Rakipit kërkon edhe largimin e Fevziut

Çmenduria e Ramës/ Pas Rakipit kërkon edhe largimin e Fevziut

11:18, 20/07/2019
A+ Aa A-

Frika nga fjala e lirë dhe debate e kanë bërë Edi Ramën me paranoja të rënda duke shkuar deri atje sa të kërcënojë dy pronarë televizionesh me mbylljen e dy programeve më të ndjekura, ‘Opinion’ dhe ‘Të paekspozuarit’, përkatësisht edhe largimin e dy gazetarëve Fevziu dhe Rakipi.

Gazetari Artur Çani ka zbuluar një tjetër skandal të ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama në mediat shqiptare.

I ftuar në Fax News, Çani ka deklaruar se Edi Rama brenda kësaj jave ka takuar dy pronarë mediash, ku ka kërkuar largimin nga puna të dy drejtuesve të emisioneve, Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu.

‘Është skandaloze kur zbulon se Edi Rama këtë javë ka takuar pronarin e medias ku punon Ylli Rakipi i cili është kritik i Rilindjes, dhe i ka kërkuar largimin nga puna të tij. Pra Ylli Rakipi nuk do të jetë më në televizionin ku punonte deri tani.

Gjithashtu Rama ka takuar edhe Frangajn ku i ka kërkuar largimin e Fevziut, por unë nuk e di se sa do ja arrijë. Këtu bëhet fjalë pë Rakipin, Fevziun, Eni Vasilin, pra Rama ka kapur median’, u shpreh Çani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti20/07/2019 15:59

prokuroria te mari ne pyetje atur cani bledi fevziu edhe te tjere

Gramoz20/07/2019 15:11

Edver Taqi Llumi eshte e vertete qe i ka kapur te gjitha, por eshte po aq e vertete sa ne fund fare do kapi k..in!

Shto koment

Denonco