‘Sajon hetime me Arta Markun’/ Bylykbashi: 'Rama ka frikë nga regjistrimet e reja të ‘BILD’

‘Sajon hetime me Arta Markun’/ Bylykbashi: 'Rama ka frikë nga regjistrimet e reja të ‘BILD’

20:49, 13/06/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në prokurori në lidhje me lobimin rus në SHBA në datë 17 Qershor. Por sipas ish-deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi, ky është veprim i pastër politik.

Ai deklaroi gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin se sa herë që Kryeministri ka pasur probleme ka nxjerrë në skenë këtë histori.

“Ajo që është shumë interesante është që sa herë Edi Rama ka nevojë, Arta Marku vepron menjëherë. Kjo është hera e katërt. Arta Marku ankohet se i është zvogëluar kompetenca kontrolluese mbi pjesën tjetër të prokurorisë , por ia ka dhënë mesazhin prokurorisë se me shkarkimet e paligjshme që ka bërë deri më sot kush nuk vepron sipas asaj që kërkon ajo ka probleme. Ta lemë mënjanë këtë histori. Ky është veprim i pastër politik. Do ju jap shembuj të vegjël. Kur iu desh me Saimir Tahirin e nxorrën këtë histori. Doli përsëri rasti ishin përgjimet e Agron Xhafaj, e nxorrën. Doli rasti Dako, e nxorrën përsipër. Sa herë i duhet Edi Ramës të heqë vëmendjen nga problemet e mëdha që i dalin nxjerr këtë çështje. Basha ka bërë reagim të drejtpërdrejtë sot. Ka dy gjëra, e para është një shmangie vëmendje nga çështja e madhe sot. Çështja e madhe sot nuk është dekreti i Presidentit, por përgjimet e Bildit. E dyta është rasti tipik, goditet kundërshtari me instrumentet që ka. Që është e pastër politike për të goditur kundërshtarin besoj se shqiptarët nuk duan shumë për ta kuptuar këtë gjë”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit pritet të dalin edhe përgjime të tjera ku përfshihet vetë kryeministri. Prandaj sipas tij, kjo është arsyeja pse u urdhërua publikimi i përgjimeve të tjera të dosjes 339 në media.

“E rëndësishme është të kuptojmë në mesin e kësaj beteje të madhe ku i kanë dale raste që duhet të çojë në burg njerëzit më të afërt dhe po të fillojnë të këndojnë ata, këndojnë dhe për Edi Ramën. Siç thonë, në regjistrime del dhe vetë Edi Rama. Në regjistrime të tjera që priten të dalin. Ka shumë mundësi që urdhri që ai dha nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Ligjeve, i dha kryeprokurores së përgjithshme që të ndalohet ndalja e publikimeve është për ato që do dalin më pas. Tani i duhet një histori tjetër, hidhet kjo në treg për ta çuar debatin aty”, tha Bylykbashi./abcnews

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco