Vetëvendosja: Shërbimi sekret serb mori kontrollin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

Vetëvendosja: Shërbimi sekret serb mori kontrollin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

15:18, 23/01/2019
A+ Aa A-

Pasi Edi Rama ia delegoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme Gent Cakajt, kanë ardhur reagime tw ndryshme.

Njw prej tyre ka ardhur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e pati kundërshtuar që nga fillimi Cakajn në këtë post, për siç kanë thënë ata mbështetjen që Cakaj i ka dhënë idesë për ndarjen e Kosovës.

Reagimi i Arbër Zaimit:

Simpatizantët e Partisë Socialiste duhet të mos jenë të verbër. Le të lexojnë në internet shkrimet e Batonit kundër Ramës dhe kundër PS, para vitit 2013. Baton Haxhiu është mik i të gjithëve, dhe siç tregon vetë ka patur miqësi edhe me Berishën edhe me Metën, por siç dallohet qartësisht, ai është mik më i ngushtë me pushtetin, cilido që e mban atë pushtet.

Tash e ka Rama pushtetin, ndaj Baton Haxhiu është bërë konfidanti më i madh i Ramës, shkon në takimet e nivelit të lartë bashkë me Ramën, i sugjeron dhe i përcakton këshilltarë, ministra e zv.ministra, dhe sigurisht e ndikon për qëndrime politike. Përse Baton Haxhiu kështu? Përse kaq lart dhe me ndikim? Se është i mençur? Se është i pasur? Se ka një media? Jo, ka dhe më të pasur, dhe më të mençur, dhe pronarë mediash e gazetarë me më shumë ndikim.

Baton Haxhiu nuk ka hezituar ta shajë Erion Braçen kur ky i fundit ka kërkuar të merren masa ndaj miellit të dëmshëm që oligarkët e korporatës Devolli e sillnin prej Serbisë në Shqipëri.

E pikërisht ky Baton, që ka pranuar vetë lidhjet e tij me shefin e inteligjencës serbe gjatë luftës, Jovica Stanisiç-in, si dhe me drejtuesin e UDB-së për Kosovën, Zoran Stijoviç-it (i cili e përmend shërbimin e Batonit në librin e vet), ky Baton që gjatë luftës e shpalli veten të vrarë për të shpëtuar, ky Baton të cilit Veton Surroi i ka kushtuar librin ‘Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit’, për të ekspozuar tre breza spiunësh në familjen e Batonit, ky Baton që kundërshtonte Ramën kur Berisha ishte në pushtet, dhe kundërshtonte Braçen kur ky kritikonte importin e miellit helmues nga Serbia, pra ky Baton i qartë e krejtësisht i lexueshëm, sot e përcakton politikën e jashtme të Shqipërisë me ndihmën këmbëngulëse të Ramës.

Edhe kur? Sot kur kufijtë në Ballkan janë më të paqëndrueshëm se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni23/01/2019 19:10

Mos merzitna se ne shqiptaret gjithmon ja kemi ba kshtu qush ne lashtesi e kemi pas ma kollaj me ba lek si tradhtar se atdhetar, prinderit e ktyne kan ba keq po ; kta qe jan sot ja kalojn dhe me shum te keqes.socjalistet e sotem (rilindas) jan niperit dhe familjaret e atyre qe dje i vran atdhetaret , iburkosen, itorturuan dhe sot ato pak qe kan mbetur o joshen me pak lek, si ish te presekutuar, u joshen dhe vazhdojn te joshen po prej presekutorit te tyre, Kta nuk ka gjasa se ngrihen.ato qe mundeshin kan hikur dhe nuk kthehen mdrapsh, kta jan shkatrrimi i kombit tone nuk eshte nje baton por shum, shum batonaqe po mundohen me na i shit trojet tona.politika e tlemit dreqit mallku asht me ruajtyn pashallekun qe kan ngrejt edhe sikur gjysmen me ja dhan serbit dhe grekut ktyne su bahet keq .kush ka me i shporr sala qe i bani poshallar ateher ku ishte me i ba shemull kta gjak pirsa , ai i la me u pasuru dhe i strehoj ne france, Luli nuk asht per opozitar i buhun me ngrejt ato pak qe kan mbetur akoma .nuk rezohen diktaturat me fejqbuke , as me te kollarisun me foristrada, me politikanet tone po tallet krimineli , po tallet trafikanti, po tallen edhe ato shtete qe ju shkon per mendesh se jemi,,,,,,, ekzistojm edhe ne ne kte ruzull te trazuar!,,,.dy jan ,ose kapitalisti sotem tek ne eshte krminel ose politik beresi i jone , eshte nen sherbimin e agjentyrave te shteteve qe sja kan dasht te miren as nje here kombit tone SePERNDRYSHE DO KETE NJE REAGIM NURYSHE.Ka shum batona e betona ne vendet tona.

Shto koment

Denonco