A ngjan protesta e studentëve sot me atë të 1990-s? Ja si përgjigjet Sali Berisha

A ngjan protesta e studentëve sot me atë të 1990-s? Ja si përgjigjet Sali Berisha

21:11, 13/12/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin ‘Open’ ka folur për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.

I pyetur nga gazetarët në panel nëse këto protesta e 2018-s ngjajnë me atë të 1990-s, ish-kryeministri tha se dy protestat ngjajnë dhe janë të ndryshme.

‘Të dyja janë revolucione demokratike. I pari ishte revolucion që ndërroi sistemet. I dyti ëhstë një revolucion për të ndryshuar sistemin e të gjitha sistemeve, siç është sistemi arsimor. Këto vazja dhe djem po shkundin shtetin qeverinë por dhe shoqërinë, e cila heshti për një kohë shumë më të gjatë seç duhej ndaj një procesi shpartallues, shkatërrues të sistemit. Zërat e tyre janë një thirrje më e pastër e shqiptarëve që duan të ndërtojnë të ardhmen e shqiptarëve në Shqipëri. Këto dy dhjetore ngjajnë por me dallime. Studentët e vitit 90-të u takuan me Ramiz Alinë sepse kishte njëlloj besimi se ai do tu qëndronte fjalëve, por në fakt ai u nxori dajakun. Ramiz Alia pas takimit u nxori Hekuran Isain me stampistët dhe i zhdëpi me dru me pretekstin se i morën revolen një oficeri sigurimi. Kurse Ramën nuk e beson njeri, ata nuk duan të bien në kurthet e një kundërshtari’, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco