Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

VIDEO/ Kapsolla dhe flakadanë, banorët e Unazës së Re bëjnë gati protestën e fuqishme

VIDEO/ Kapsolla dhe flakadanë, banorët e Unazës së Re bëjnë gati protestën e fuqishme

12:25, 15/11/2018
A+ Aa A-

Pas dy orësh protestë përpara bashkisë së Tiranës, me thirrje të forta, shpërthime kasollash, flakadanë dhe shtyrje me trup me Policinë që kishte bllokuar hyrjen e bashkisë, banorët e Unazës së Re i kanë dhënë fund protestës së parë sot të ditës së 12-të.

Protestën e dytë ata e kanë paralajmëruar sot në orën 17:00 tek rruga ku  ndodhen banesat e tyre, nga Pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”, por më të organizuar, më të shumtë në numër. Një komitet organizator është duke e drejtuar me kujdes e me qytetari këtë protestë, prej nga ku ka rezultuar se asnjë thyerje nuk ka ndodhur në 12 revoltë dhe asnjë punonjës policie nuk është prekur dhe as fyer.

Banorët sot kanë tundur flamuj të kuq dhe flamuj amerikanë dhe kanë lëshuar thirrje të forta kundër kryebashkiakut, por e kanë mbështetur Policinë e Shtetit, duke iu drejtuar me thirrjet:

“Policët janë me! Nuk kemi punë me ju, por me bashkinë hajdute, me bashkinë kriminele”.

“Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë!”

“Jug-Veri jemi nji!”

Në protestë u dëgjua njeri prej qytetarëve që tregoi në megafon se shqetësimi i madh i të afërmëve të tyre për fatkeqësinë që u kishte trokitur në derë ka bërë që ata të vinin deri edhe nga SHBA-ja dhe t’i bashkoheshin protestës./ar.sh/SYRI.NET

PROTESTA E SOTME E DITES SE 12, NGA FILLIMI I SAJ DERI NE FUND

VIDEO DHE FOTO 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco