VIDEO e fshehtë/ Dëshmia e Fred Alizotit që fundos çiftin Rama- Arta Marku

VIDEO e fshehtë/ Dëshmia e Fred Alizotit që fundos çiftin Rama- Arta Marku

00:19, 10/10/2018
A+ Aa A-

Pasi rilindja dështoi që të sillte ashtu sikurse pati premtaur një analizë nga një laborator ndërkombëtar, për të thënë se përgjimi i Babales qe një manipulim, ajo përdori skenarin ‘B’.

Krijimin e një dëshmitari fals.

E gjithë trimëria e Ramës nëpër studio dhe akuza e prokurorisë u vërtitën tek një personazh, të cilin e kishin paralajmëruar muaj më parë mediat pranë qeverisë, dhe që do pohonte se kishte marrë para, për të lujtur zërin e Agron Xhafës.

Fredi Alizoti u konsiderua nga mbështetësit e qeverisë në panelin e ‘Opinion’ si njeriu që po nxirrte të vërtetën.

Por papritmas në emision ndodhi një kthesë e beftë:

Salianji nxori videon ku Fredi Alizoti ishte takuar më shefin e policisë Ardi Veliu, dhe ai me dorën e tij e kishte çuar në prokurorinë e Arta Markut, ku do luante rolin e dëshmitarit të rremë.

Alizoti i pranonte të gjitha këto me gojën e tij, me zë dhe figurë.

Pra tani nuk ka më asnjë dyshim se ka rënë edhe alibia e alibisë së alibisë, që vërteton tezën e Ramës se videopërgjimi qe i manipuluar.

Sepse pas kësaj videoje rezulton, në rastin më të keq, që i gjithë hetimi është fals, ndërsa në rastin më të mirë, se dëshmitari kryesor i akuzës është një njeri krejtësisht i pabesueshëm.

Dhe përpos Alizotit prokuroria nuk kishte asnjë fakt tjetër për të shpallur se audio përgjimi i Agron Xhafajt është i manipuluar.

Dhe kjo ngjarje, nuk është thjeshtë nxjerrja e një gënjeshtre më shumë si ato për avionët e drogës, Dritan Zaganit, Xhisielës e me radhë.

Ajo është prova flagrante që tregon për një mafie që ka kapur shtetit, ku drejtori i policisë shtrembëron provat, ku prokuroria i bën fresk qeverisë dhe zbaton direktivat e saj, ku ai prokurori Osmani që i mbajnë si kosë në qafë vettingun, është i gatshëm të ‘besojë’ çdo fabul.

Nëse deri tani më ka pasur dyshime nëse në përgjim ishte vëllai i ministrit të Brendshëm, tani kjo as që diskutohet më.

Madje po ta kthesh filmin nga pas, më mirë ta kishin pranuar në fillim që ishte zëri i Agron Xhafës, sesa të telendiseshin kështu duke i rënë alibitë njëra pas tjetrës. /Lapsi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz10/10/2018 15:59

Kete video qe eshte e qarte si drita e diellit nuk e beson vetem mut nano gazetari provincial dhe gazetari tjeter bythlepirsi i pushtetit lorenc vangjel gorja.

Aleks Necaj10/10/2018 10:37

Me qene se Partite politike kane marre metodat e Sigurimit te Shtetit, me qene se lideret politike duan te bejne policiotin, me qene se gazetaret kane marre rolin e gaztoreve; me qene se institucionet shteterore te ngarkura nga Kushtetuta jane te paafta ose te pavullnetshme per ti hetuar dhe per te dhene drejtesi, eshte domosdoshmeri urgjente qe ti jepet fund kesaj menyre vetshkaterruese per shtetin dhe shoqerine shqiptare. Ne se ka mbetur e strukur gjekundi nje fije dashurie dhe pergjegjesie per atdheun dhe te ardhmen e tij, duhet thene ndal kesaj murtaje qe po e quani politike! Nuk mund te sillemi sikur flitet per fiset e Afrikes. Eshte per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise! Ne se vertete partite kryesore parlamentare duan ti shkohet deri ne fund ketij hetimi dhe te ngjashmeve le te bien dakord dhe te kerkojne qe kjo ceshtje te hetohet nga FBI dhe te ndalohen gjygjet popullore ne tv. Ka ikur koha kur akuzat, gjyqin dhe denimin ta ben Partia!

Loran shehu10/10/2018 09:00

Ca spo behet ne kte shtet hajdut

Leka 10/10/2018 07:32

Uauuu, po tani ça do thonë

Xin fu10/10/2018 06:15

Ja pra qe dhe rilindje nuk paska.mortja nje kapak floriri per maskarejt e pafytyre.ju q.... sorrosi ne sum o delenxhij

Shto koment

Denonco