Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-FOTO/ Aktiviteti i Ramës, ja surpriza që i bënë të rinjtë e FRPD

VIDEO-FOTO/ Aktiviteti i Ramës, ja surpriza që i bënë të rinjtë e FRPD

19:01, 05/06/2018
A+ Aa A-

Gjatë aktivitetit në Orikum për çeljen e sezonit turistik, ku i pranishëm ka qenë Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, një surprizë u është bërë qeveritarëve nga të rinjtë e FRPD-së.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike prej ditësh kanë bërë protesta të vazhdueshme ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sot, përveç se në Tiranë ku protestuan para Ministrisë së Brendshme, ata protestuan edhe në Orikum, ku ndodhet kryeministri së bashku me ministrin në çeljen e sezonit turistik. Gjatë kohës që po fliste Xhafaj, të rinjtë e FRPD-së kanë ngritur një dron me një baner shkruhej: “Mjaft zgjodhi mafia dhe droga ministrat, të zgjedhë ndonjë dhe populli”.

    Pas ngritjes së dronit, veprimi Garda e Republikës dhe policia është vënë në ndjekje të personave që ngritën dronin dhe protestuan. Raportohet se 3 nga të rinjtë e FRPD-së u shoqëruan në komisariat: Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    tironci05/06/2018 19:24

    E pash kot ne tv rilindjen. Llafe koti fare anji projket asnji rruge asnji investim tjeter sodomos per Orikumin qe as drita ska tamam. As tha kush qe do behet by passi Fierit qe shkakton vonesa ne turizem as rrugen e plazhit orikumit as riparimin e rruges Lloggorase qe shemet vazhdimisht, asnji gjo vec plan masash alla komunist, llafe pa fund gure ne torbe.

    Shto koment

    Denonco