Letra e Llallës drejtuar Kongresit amerikan/ Vasili: Tronditëse nëse janë të vërteta, Lu do japë shpjegime...

Letra e Llallës drejtuar Kongresit amerikan/ Vasili: Tronditëse nëse janë të vërteta, Lu do japë shpjegime...

21:29, 11/04/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit në media të letrës së ish-prokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan, ku shkruante se Ambasadori Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, atëherë kryetar Kuvendit. Në studion e Oranews, Vasili tha se nëse do të jenë të vërteta, janë shumë tronditëse.

“Nuk kam dijeni, jam njohur sot nga ky lajm, ishte një fakt i vërtetë. Jam shumë i çuditur por jam i bindur se Ambasadori Lu do të japë shpjegimet e veta pasi janë pohime shumë të rënda dhe në qofshin të vërteta do të ishin vërtetë tronditëse. Nuk dua të besoj se këto gjëra të jenë të vërteta se do të ishin vërtetë tronditëse. Shpërdorimi i autoritetit diplomatik dhe të përfaqësimit në këto nivele do të ishte vërtet një çështje delikate”, tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco