Mediat 'sjellin' Llallën e 2017/ Lu më kërkoi arrestimin e Metës dhe favore për Bankers...

Mediat 'sjellin' Llallën e 2017/ Lu më kërkoi arrestimin e Metës dhe favore për Bankers...

17:48, 11/04/2018
A+ Aa A-

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në shkurt të 2017-ës, deklaroi përgjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’ se ambasadori amerikan Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e një zyrtari të lartë të shtetit, ku pavarësisht këmbënguljes së gazetarit Blendi Fevziu, ai preferoi të mos nxjerrë emër.

Llalla tregoi në emision historinë e takimit privat që pati me ambasadorin në zyrë, ndërsa i ishte bërë presion për Bankers Petroleum.

Pyetjes nëse ky politikan ishte Sali Berisha, Llalla nuk i dha përgjigje, duke lënë hapësira për aludime.

Megjithatë, emri i politikanit që iu kërkua nga Donald Lu të arrestohej, Adriatik Lalla e ka zbuluar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Mediat kanë 'zbuluar' sot një letër të Adriatik Llallës për disa kongresmen në vitin 2017 ku raporton shantazhin dhe ndërhyrjet e Ambasadorit Lu në hetimet e prokurorisë. E para ishte kërkesa për të ndihmuar Bankers dhe e dyta kërkesa për t’i bërë më të lehtë pushtetin Edi Ramës duke arrestuar pa hetim dhe prova ish kryeparlamentarin Ilir Meta.

Në letër shkruhet: “…Donald Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

Më tej, Llalla tregon se ambasadorit amerikan mendonte se arrestimi i tij mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, ish-Kryeprokurori shpjegon: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruan: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Në nëntor, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish-Kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen. Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.

Image

Historia e ngjarjes

Vendimi theksonte se vetë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në afera madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në SHBA.

Shefi i diplomacisë amerikane miratoi ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes, Ardjana Llalla dhe fëmijëve.

Vendimi vinte para nisjes së vettingut dhe u komentua gjerësisht si një vetting amerikan për njerëzit e drejtësisë. Ajo që ndodhi më pas i konfirmoi komentet.

Mes ish-kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu pati dukshëm një marrëdhënie të tensionuar. Konseguenca me të cilën ambasadori amerikan e ndoqi rrugëtimin e Llallës, edhe pas largimit nga sistemi i drejtësisë tregon që asgjë nuk ishte rastësi, apo qëndrim spontan.

Në kohën kur ish-prokurori deklaroi largimin nga drejtësia dhe për këtë njoftoi edhe organet e vettingut, ambasadori iu rikthye duke bërë të qartë se historinë e Llallës nuk do ta mbyllë as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Përmes dy mesazheve në Tëitter, Lu reagoi se vendimi për tërheqje nuk i shfajëson ish-zyrtarët nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion, apo shpërdorim.

Reagimi i Adriatik Llallës

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm iu kundërpërgjigj ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Ëall Street Journal.

Llalla e akuzoi ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit”,-tha ai për WSJ.

Llalla tha për Ëall Street Journal se ai nuk dinte se çfarë provash për korrupsion ka SHBA për të, por ai fajësoi Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”,- ka thënë Adriatik Llalla për ËSJ.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. /Opinion/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco