Ramës nuk ja mban të shkojë në Kukës, dërgon Ahmetajn që të flasë për 'TVSH-n'

Ramës nuk ja mban të shkojë në Kukës, dërgon Ahmetajn që të flasë për 'TVSH-n'

14:08, 11/04/2018
A+ Aa A-

Përveç disa deklaratave dhe një takimi të fshehtë me disa biznesmenë të përzgjedhur kuksianë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ende nuk ka shkuar në Kukës, pas protestës së fuqishme të 31 marsit.

Ai ka dërguar sot në Kukës, Arben Ahmetaj. E si për të thelluar taktikën e preferuar të Edi Ramës, atë të përçarjes, edhe ministri i Financave ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me disa biznese të përzgjedhura nga drejtuesit lokalë të institucioneve.

Takimi i Ahmetajt me këto biznese të përzgjedhura është mbajtur i fshehtë dhe nuk kanë rrjedhë shumë informacione.

Vizita e Ahmerajt është e para e një qeveritari nga Tirana, pas protestës së 31 marsit kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve. Zyra e shtypit e ministrisë së Financave bën të ditur se Ahmetaj u ka ka bërë të ditur se qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit për tarifën e rrugës.

Sipas të njëjtit burim, ministri i financave është ndalur në komunikimin me tregtarët e Kukësit tek informimi mbi debatin e hapur për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-së.

Burime nga mbledhja kanë bërë të ditur se ‘Ahmetaj ka thënë se i falënderon ato pak biznese që nuk kishin ulur qepenat dje’.

Duke shpjeguar TVSH-në ministri i Financave ka thënë se nuk bëhet fjalë për një taksë të re, por për një detyrim për deklarim. Bizneset do asistohen ne procesin e deklarimit e nuk do ketë gjoba për gabimet, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miu te kiu12/04/2018 16:59

Degjoni evgjitin ekonomist. Mbaroi shkollen per 6 muaj. Ky duhet te flase ne oxford. Me evgjite hajdute e fshatare nuk behet shtet pike

Miu te kiu12/04/2018 16:44

Degjoni evgjitin dhe me vemendje Ka mbaruar ekonomikun per 6 muaj, te tjereve U duhen 5 vjet. Ky duhet per oxford cfar ben ne kukes.

Shto koment

Denonco