Deputetja e PD Çupi: Kryeministri kryekoncesionar i një qeverie zhvatëse

Deputetja e PD Çupi: Kryeministri kryekoncesionar i një qeverie zhvatëse

15:31, 08/04/2018
A+ Aa A-

Deputetja demokrate e Dibrës Dhurata Çupi e njohur për reagimet për çeshtje të mprehta ekonomike dhe sociale kësaj here ka reaguar në një status në rrjetet sociale ndaj inisiativës qeveritare për koncesionet dhe ka akuzuar kreun e qevreose Rama se po i merr të gjithë dhe se si po e çjerrin Shqipërinë copa copa nje grup koncesionarësh ministra dhe kryekoncesinari Kryeminister.

Prandaj shkruan Çupi, është urgjente shpëtimi i Shqipërisë , largimi sa më shpejt i kësaj qeverie zhvatëse.

Ja shënimi i plotë i deputets së opozitës në Facebook:

Kryekoncesionari dhe vartësit e tjerë koncesionarë.

Tashmë ka vite që veshët e qytetarëve dëgjojnë nji fjalor politik të vecantë.
Konçesione, taksa e tarifa , lluks e drogë.
Ndërkohë shohin e prekin , mjerim e vuajtje, arrestime e rrahje. 
Vakte më pak e dhimbje më shumë. 
Tek shikojnë që Shqipëria është futur në tepsi e po e çjerrin copa copa nji grup koncesionarësh ministra dhe Kryekoncesionari Kryeministër.
Ata nuk kan rregulla, nuk kan vuajtje. Thjeshtë copëtojne një Shqipëri në koncesjone.
Tashme Kryekoncesionari i ka marre të gjitha. 
token e detin e ajrin, buxhetin e pasurin?.
nuk ka falje që e kthen ne normalitet. 
Vuajtjen e mjerimin , e ka koncesionuar tashmë dhe ska asnji shpresë për negocim. 
Prandaj êshtë urgjente shpëtimi i Shqipërisë , largimi sa më shpejt i kësaj qeverie zhvatëse.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco