DOKUMENTI/ Sorosi pagoi 320 mijë dollarë revistën amerikane që sulmoi PD

DOKUMENTI/ Sorosi pagoi 320 mijë dollarë revistën amerikane që sulmoi PD

22:38, 08/03/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është i bindur se shkrimi i botuar në revistën amerikane, ‘Mother Jones’, është i qëllimshëm dhe i paguar nga Edi Rama. Këtë e tha edhe mbrëmjen e sotme, kur Basha u shpreh se mund të hedhë në gjyq revistën.

SYRI.net ka siguruar ditën e sotme një dokument, ku vërtetohet me prova se revista ‘Mother Jones’, është paguar nga ‘babai shpirtëror’ i Edi Ramës, Xhorxh Soros.

Me anë të fondacionit të tij, për ‘Shoqëri të Hapur’ ose siç njihet shkurtimisht ‘Soros’, revista amerikane ‘Mother Jones’ është paguar me 320 mijë dollarë amerikanë.

Pagesa siç edhe vërtetohet pagesa është bërë në adresën e revistës amerikane vetëm për të sponsorizuar një kategori, atë ku edhe është botuar shkrimi që sulmon PD-në dhe kreun e saj Lulzim Basha, për lidhje me rusët dhe lobim të tyre në Uashington dhe për të takuar presidentin Donald Trump.

Pagesa është bërë nga fondacioni i Sorosit në SHBA, ‘Foundation for National Progress’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Olsi 09/03/2018 02:08

Aty shihet qe pagesa eshte bere ne 2011 dmth 7 vjet perpara

Shto koment

Denonco