Çfarë po ndodh në PD? Ja reagimi i Lulzim Bashës dhe një mesazh për kundërshtarët

Çfarë po ndodh në PD? Ja reagimi i Lulzim Bashës dhe një mesazh për kundërshtarët

22:21, 08/03/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kjo forcë politike është në një proces të vështirë, por sulmet nuk janë ide politike.

Duke komentuar zhvillimet në PD, Basha tha se sulmet dhe akuzat ndaj kreut të PD nuk ndihmojnë këtë forcë politike dhe as qytetarët në gjendjen ku është vendi.

Basha tha se kundërshtarët apo kritikët e tij janë pjesë e PD-së, do të vazhdojnë të jenë pjesë deri në momentin kur të deklarojnë vetë se s’duan të jenë.

“E kam thënë që PD duhet të aplikojë standardet evropiane, duhet të respektojë kontributet e çdo anëtari të kësaj partie”, tha Basha.

Ai tha se ftesa e tij ka qenë që të gjithë të mblidhen dhe të kontribuojnë në PD. Basha tha se zgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë të bashkive do të bëhet nga anëtarësia e PD-së.

“Arben Imami tha se nuk do të marrë pjesë në Grupin e Punës, unë mendoj se kjo nuk i shërben çështjes. Po pse unë do të bëj bisedime me secilin prej tyre? Jo, unë i krijoj kushtet dhe secili të japë kontributin nëse dëshiron”, tha Basha.

I pyetur nëse PD aktuale mund të mundë Edi Ramën, Basha tha se ai mundet në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas Bashës, demokratët sot kanë një mundësi të artë për transformimin e kësaj partie dhe më pas të Shqipërisë.

“Ftesa ime është që ata kontributet që kanë në PD të vazhdojnë t’i kenë në këtë parti. Unë jam konsultuar me z. Berisha dhe me shumë demokratë, para se të merrnim sot në kryesinë e PD një vendim unanim për ngritjen e një grupi pune të një niveli të lartë politik”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi09/03/2018 10:30

PD-ja eshte keq thote Luli. Po a bene nje pyetje Luli perse eshte keq PD-ja ? Kush e ka fajin qe eshte keq? Nga momenti qe e mori Luli, ka pasur ndonje moment te mire PD-ja? Apo vazhdon drejt renies? Kujt ja delegon keto Luli? Edhe ne zgjedhjet Lokale te ardheshme, Luli do te pesoj disfat. Askush nuk beson me se Luli do ta sjelle PD ne pushtet, askush nuk beson tek Luli. Dhe Luli perseri do te vazhdoj ne krye te PD, ai perseri nuk do te japi dorheqje, perseri do te beje me faje parat e droges etj. Lulit nuk i intereson PD-ja, e djathta, Shqiperija. Lulit i intereson vetem vetja e tij. Ne krye te PD-s dhe pse ne opozit te perhereshme, ai eshte komod. Mrohet politikisht per aferat qe fatkeqsisht nuk besojm qe ska bere, ka ca privilegje, ka ca biznese, mjafton me kaq. Per te mos thene se une besoj qe Luli eshte i furtur qellimisht ne PD per ta shkaterruar ate. Duhet qe te gjithe forumet e PD te reflektojn dhe ta largojn Lulin si kryetar, per te mos e care PD. Kjo i intereson Lulit. Caraja e PD, do te largoj kundershtaret e Lulit dhe ai do te jete pa kundershtar ne PD dhe do ta kete me te leht per te qene ne krye te PD dhe ne opozit te perjeteshme. Nuk duhet te ndodhi carja e PD, por largimi i Lulit. Vet Luli nuk e bene kete gje, prandaj te gjithe demokratet te bashkohen dhe te riorganizojn PD. Sot fatkeqsija nuk eshte Rilindja, por mosegzistenca e Opozites, mos besimi popullor ne nje force politike me te mire, humbja e shpreses se ka nje force politike qe mendon per vendin, per njerzit, per popullin. Luli duhet te iki vet (qe ska per ta bere asnjehere)

skrapari09/03/2018 08:05

I nderuar Basha. Kesaj kategorie mos UA var. Para teje ata jane goxhumele. Shiko punen demokratet e vertete I ke me vehte

t08/03/2018 22:55

Fjale,fjale dhe vetem fjale.Ishe ti o lul qe i perjashtove apriori,dhe te takon ty personalisht te bisedosh edhe nje per nje me ta.po nuk e bere ,nuk do arrish asgje,dhe do ta katandisesh me keq pd.nqs e ke sinqerisht ringritjen e pd,nuk te bie vlera te pranosh gabimet tuaja haptas dhe ti bindesh personalisht ata qe i perjashtove ,qe te japin kontributin e tyre,sepse keq a mire kane edhe ata kontribute ne pd ndofta me shume se ty.

Shto koment

Denonco