Lajmi i fundit

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

PLUG/ Arkend Balla deputeti me rrogë 30 mijë lekë, që ka 2.3 milionë euro kursime

21:46, 25/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mirmbrëma Miq! Do të nisim Plug! Sonte do të merremi me fenomenet zgjedhore. Jo me trenin bullgar, karusel apo patronazhistët. Por me deputetët fenomenë, që pa asnjë ditë angazhim publik arritën të thyejn rekorde historike. Do të flasim për Arkend Ballën, votat e të cilit i ka zili dhe vetë Edi Rama. Si një personazh anonim u shndërrua në yllin e politikës shqiptare? Kush qëndron pas njeriut më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Do ti zbërthejmë të gjitha në këtë emision, por më parë le të njihemi njëherë me personazhin në fjalë.

Arkend Balla është kandidati për deputet, më i votuari ndonjëherë në Partinë Socialiste dhe politikën shqiptare me 20 mijë e 718 vota. Madje në Qarkun e Durrësit, arriti të sfidojë për pëlqim popullor, të paktën në tabelat e KQZ-së, edhe vetë kryeministrin Edi Rama, që 4 vite më parë garonte në Durrës.

Po kush është Arkend Balla? Ylli në ngjitje i Partisë Socialiste? Prej vitit 2023 ai është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, pasi mori mandatin e Rrahman Rrajës.

Por që prej betimit, Arkend Balla konsiderohet si deputetët memec të Parlamentit, me një performancë të ulët, në 2 vitet e ushtrimit të mandatit. (kjo mbulohet me pamje nga salla e kuvendit dhe komisionet)

Deri në marrjen e mandatit, Arkend Balla, dorëzon në Kuvend një CV me vetëm një faqe me arsimimin dhe angazhimet e tij. Kulmin e karrierës e ka arritur me detyrën e Specialistit pranë zyrës së Shërbimeve Mbështetëse në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, e më pas si drejtues i degës së Marrëdhënieve me Publikun, e brenda një kohe të shkurtër edhe Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimeve dhe Teknologjisë së Inofmracionit. Fillimisht me një pagë bruto prej 60 mijë lekësh, e më pas me një rritje në 78 mijë lekë.

Në deklaratën e Pasurisë të vitit 2022, Arkend Balla deklaron një pasuri modeste në emër të tij, një apartament në vlerën 55 mijë euro, një makinë 5 mijë euro dhe kursime në llogari bankare thuajse bosh, me overdraft në dispozicion në rast nevoje.

Ndërkohë në vitin 2013, një anomali vihet re në llogarinë e tij të kursimeve, ku shuma e kursyer raportohet në rreth 230 milionë lekë apo 2. 3 milionë euro, e sipas deklarimit të vetë Arkend Ballës, janë kursime nga paga. Nuk dihet nëse ka pasaktësi në deklarim, apo Arkend Balla u gdhi milioner pas marrjes së mandatit të deputetit. Gjithësesi, edhe nëse ka gabime në raportim, u mbetet autoriteteteve për ta verifikuar, për sa kohë deklarimi është bërë nga vetë deputeti, me një formim pedagogu e aspirant për doktor shkencash.

Një tjetër anomali në deklarimet pasurisë së Arkend ballës, që ngre dyshime të mjaftueshme për hetim, është deklarata e bashkëshortes së tij, Frida Dulaku-Balla. Në vitin 2021, në një kohë që Arkendi, deklaronte një pagë 60 mijë lekë, si i punësuar specialist pranë Universitetit të Durrësit, bashkëshortja Frida Balla blen një automjet me vlerë 70 mijë euro.

Në deklarimet e pasurisë në vitin 2023, e detyrueshme për shkak të statusit të burrit si deputet, zonja Balla deklaron se 62 mijë euro, për blerjen e kësaj makine i janë bërë dhuratë.

Kjo skemë është parë rëndomtë në radhët e gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu apo të politikanëve, por në këtë rast, dhurata 62 mijë euro është bërë për një makinë luksoze, jashtë çdo logjike për një familje ku burri paguhet me 60 mijë lekë në muaj, e gruaja figuronë e papunë.
E aq më tepër kur edhe të ardhurat familjare të një Balla janë të pamjaftueshme, për shkak të babait të saj të ndjerë dhe nënës që punon si sanitare në një bankë të nivelit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco