Lajmi i fundit

LIVE/ Protestat kundër qeverisë Rama në gjithë vendin

Shqiptarët po protestojnë kundër Ramës, jo kundër Trump

Shqiptarët po protestojnë kundër Ramës, jo kundër Trump

Nga Çim Peka - 06/06/2026

Të jemi të qartë: kjo është një protestë kundër Ramës dhe jo kundër Trump.

Prej disa javësh, një grup i vogël neo-marksist dhe disa ambientalistë, protestonin në Zvërnec aty ku është planifikuar të ndërtohet një resort turistik i lidhur me familjarë të Presidentit Trump. Askush nuk u kishte kushtuar vëmendje, deri ditën kur punonjës të sigurisë tërhoqën zvarrë njërin nga protestuesit.

Kjo dhunë brutale ndaj protestuesve shërbeu si katalizator dhe ndezi rrjetet sociale. Brezi i ri, ose Gen Z, produkt i këtyre rrjeteve vërshuan rrugëve të Tiranës duke protestuar kundër dhunës, në mbrojtje të ambientit, kundër paqartësisë së pronësisë së tokës ku do ndërtohet projekti, kundër abuzimit të qeverisë me projektet strategjike, oligarkët, krimit të organizuar, dhe abuzimit nga ana e qeverisë të pasurive publike për klientët e saj. Po, kishte zëra edhe kundër projektit konkret. Siç e shikoni, këto janë plagë të shkaktuara nga qeveria e Edi Ramës dhe nuk kanë lidhje as me Presidentin Trump, as me familjarë të tij dhe as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e pestë të protestës, protestuesit dolën me kërkesa politike. Se pari ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Kërkesat e tjera lidhen me ndalimin e abuzimit qeveritar me investimet publike, korrupsionin, vjedhjen e pronës, dhe investimet strategjike.

Edi Rama i përket rrjetit te së majtës globaliste. Qeveria e tij po ashtu. Mediat e majta ndërkombëtare, për arsye të tyre politike nxituan ta transformojnë këtë protestë kundër qeverisë së majte, si protestë kundër familjarëve të Presidentit Trump. Po ashtu, në momentin kur protesta filloi të artikuloje kërkesa politike, pike së pari dorëheqjen e Ramës, ky i fundit doli dhe artikuloi mashtrimin e parë sikur këto protesta ishin kundër Presidentit Trump, dhe jo atij. Nuk ka asgjë më të pavërtetë, më të ligë dhe më perverse se kjo gënjeshtër e Kryeministrit. Mashtrimi i dytë ishte kur ai, duke përdorur situatën gjeopolitike globale, ngriti pretendimin sikur prapa protestave qëndronin iranianët.

Kërkesa e dytë e protestuesve është anulimi i ligjit për investimet strategjike. Ky ligj është miratuar nga Edi Rama shumë vite përpara se familjarë të Presidentit Trump të njihnin Shqipërinë. Ai u miratua për të shpërblyer dhe vjedhur pronën publike për llogari të klientëve personale të Kryeministrit.

Image

Kërkesa e tretë e protestuesve lidhet me anulimin e Paketës së Maleve, një nismë tjetër e Ramës për të vjedhur prona publike për klientët e tij në zona malore. Jared Kushner nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë interes për këtë nismë.

Fatkeqësisht, duhet theksuar se Kryeministri e përdori iniciativën edhe projektin e Kushner për ta futur në kurth këtë të fundit.

Së pari, duhet sqaruar se qeveria nuk e ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura (argumenti ekologjik) për të favorizuar familjaret e Presidentit, por ai me ligësinë e tij, përdori projektin e tyre si argument dhe mburojë për ta ndryshuar atë ligj, i cili shtrin efektet jo vetëm në Zvërnec, por në të gjithë Shqipërinë, duke i lejuar atij të grabisë prona publike për vete dhe klientelën e tij.

Se dyti, lidhjet e Kryeministrit Rama me kartele ndërkombëtare të drogës, duke përfshirë edhe ato me Amerikën Latine janë fakt i njohur publikisht. Përsëri, me ligësinë e tij, Rama nxiti dhe orientoi krerë të këtyre karteleve ndërkombëtare të drogës të blinin prona përreth zonës ku ndodhej projekti i Kushner, në mënyrë që në një fazë të dytë, edhe këta të mund të ndërtonin dhe të pastronin paratë e tyre. Me këtë, Rama jo vetëm që përdori në mënyrë të ligë një projekt legjitim të zotit Kushner për të mbuluar klientët e tij nga bota e krimit, por në mënyrë monstruoze u mundua ta bëjë pis, familjen dhe vetë Presidentin.

Në shesh protestohet kundër dhënies së hormoneve fëmijëve dhe adoleshentëve për ndërrimin e gjinisë. Si mund të jetë kjo një protestë anti-Trump.

Në shesh janë edhe nipi dhe mbesa ime që nga dita e parë. Ata nuk po protestojnë kundër Trump, por kundër Ramës. Shqiptarët janë kombi me pro-amerikan në Evropë. Ndaj, kjo protestë nuk është as kundër presidentit Trump, as kundër investimeve amerikane, dhe as kundër Shteteve të Bashkuara. Ato janë protesta kundër Ramës. Është ky i fundit që protestat kundër tij, por përpiqet ti kanalizojë si protesta kundër Presidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco