Hajdutokracia si projekt politik i Edi Ramës

Hajdutokracia si projekt politik i Edi Ramës

Nga Avni Nezaj - 28/04/2026

Kur erdhi në pushtet me 2013, Edi Rama, përveç emocioneve që e kishin kapluar për marrjen e pushtetit nga PD në një fushatë korrekte organizuar nga qeveria e asaj kohe, kishte të qartë edhe projektin e tij politik pa asnjë emocion. Këtë e tregoi vetëm pas pak kohësh.

Në fillim nisi mbushjen e Shqipërisë me hashash dhe nxiti tek shqiptarët idenë se bëhen para në mënyra të thjeshta duke kriminalizuar të rinjtë shqiptarë e familje të tëra nga jugu në veri. 

Vetë ministri i brendshëm i 2013 e në vijim Saimir Tahiri “ndante” kokrrat e farave të hashashit, thoshin burimet mediatike në atë kohë. Ndërkohë që policët që duhej ta luftonin kultivimin e kanabisit, ishin vetë menaxherë parcelash nën emrin dhe mbrojtjen e ministrit të brendshëm me rrahjen e plotë të supeve nga kreu i qeverisë. Kështu Rama u vrau idetë shqiptarëve duke i nxitur ata në një rrugë pa krye të cilën u detyrua ta mbyllte jo plotësisht 2-3 vite me vonë pasi BE dhe SHBA dërguan sinjale të qarta. E pësoi nga kjo reformë edhe ministri shërbëtor i Ramës, Tahiri të cilin nuk e shpëtoi dot as vizita bombastike ne zyrën e Presidentit të SHBA, Barack Obama.

Në të njëjtën kohë, për të imponuar politikën e tij të hajdutllëkut si vlerë, Rama imponoi PPP-të e famshme. Dhe e dini kush ngjeu gishtat në këto ndërmarrje. Të gjithë njerëzit e tij. Ata që e kishin sponsorizuar që të merrte PS e ta kthente në klasë hajdutësh dhe banditët që merreshin me sigurinë e klasës që asnjë nga “nxënësit” të mos dilte nga reshti kur bëhej apeli mëngjeseve. 

Shumica e këtyre PPP-ve të famshme janë në dyert e gjykatave. Por paratë e shqiptarëve kanë ikur në drejtim të paditur, ashtu si i “bukuri” incenerator i Tiranës që nuk ekziston gjëkundi. Në formacionet e digjitalizuara në 3D edhe mund ta gjejmë të pasqyruar qartë nga ata 5D-shat e Veliajt. Një kryetar bashkie, që ishte projektuar si pasardhës i hajdutllëkut Rama, që përshëndet nga burgu i Durrësit kur kalojnë karvanët e “lejlekëve” drejtorë që vidhnin bashkë me të.

Pastaj erdhi integrimi si mashtrimi i radhës për zhvillimin e Shqipërisë. E bashkë me integrimin duheshin edhe vepra “madhështore” si rruga e Arbrit, tuneli i Llogarasë, centralet elektrike të Yuri Kim, aeroportet e Kukësit e të Vlorës, rrugët me karroca betoni, që shemben jo nga shiu por nga një “pështymë” kalimtari. 

Të gjitha projektet ku është vjedhur e grabitur pa limit i kanë shërbyer projektit të madh të Edi Ramës atë të hajdutokracisë si model qeverisje e model jetese. Aq shumë është abuzuar në çdo sektor sa hajdutllëkun duan ta kthejnë në normalitet.

E prishën portin e Durrësit për të vjedhur zonën. E lanë Shqipërinë pa port vetëm që të vjedhin. Kjo, përveç projektit të hajdutokracisë solide, është edhe pjesë e një projekti antikombëtar të sponsorizuar nga “vëllezërit” serbë, të cilët vijojnë të shëtisin me harta bashkë me Ramën që të shkulin edhe ndonjë copë tokë të shqiptarëve.

Projektet e zeza si “Ballkani i Hapur”, që iu mbyll në fyt Edi Ramës, duket se kanë qenë një hedhje mjegulle për të treguar prezencën e shtetit tonë të kapur tashmë nga kullëndërtuesit që vijojnë ta ngrenë shumë lart projektin e hajdutokracisë së Ramës. Dhe këtë e bëjnë me para të “pastra”.

Tashmë shumë nga njerëzit që dikur kishin dilema janë të qartë për projektin e zi për Shqipërinë që ka udhëhequr Edi Rama dhe është mbrojtur fuqishëm nga fytyrat e maskuara me “çorape” të gazetarëve të pasuruar nga matrapazllëgjet, në mediet kombëtare e ato antikombëtare.

Projektit të tij politik që të kthente në normalitet, dhe shpesh herë të shitej edhe si reklame nëpër botë që shqiptarët janë hajdutë e të korruptuar, trafikantë drogë e kriminelë i duhej edhe një drejtësi e nënshtruar bandës qeverisëse e sidomos liderit. Në të gjithë gjykatat tani vegjetojnë me shumicë ata që drejtësinë e shikojnë tek thesi i parave apo çantat e mbushura me euro që marrin dhe kanë dhënë për emërimin dhe që i shërbejnë liderit. Përveç të tjerave ky është suvatimi i një Shqipërie bosh, të shpopulluar. Ku vjedhësit bërtasin kapeni hajdutin e ku drejtësia më sytë nga “thasët”e zarfet, nuk u jep te drejtë opozitës dhe qytetarëve, atyre që zbulojnë hajdutllëkun e qeveritarëve por mbështillet pas porosive të kreut të strategjisë së hajdutokracisë. Burgos konkurrentët në vjedhje në partinë e tij, përveç Ballukut. 

Kaq e thjeshtë është që dilemat të mos ndërveprojnë si kunja gardhi për të ndaluar ata shqiptarë që kanë ngelur këtu për  të shpëtuar vendin edhe me protesta… me fishekzjarre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco