Pse Shqipëria ka nevojë për një 8 Dhjetor tjetër

Pse Shqipëria ka nevojë për një 8 Dhjetor tjetër

Nga Avni Nezaj - 08/12/2025

35 vite me parë studentët rrëzuan regjimin komunist. Edhe pse ai ra pak më vonë me votën e qytetarëve shqiptarë, themelet e tij u plasaritën dhe nisen të rrëzohen në natën e 8 dhjetorit 1990. Populli, forcat progresiste, të rinjtë studentë dhe intelektualë të shumtë u bashkuan  me lëvizjen studentore që ti jepnin fund perandorisë së kuqe edhe në Shqipëri.

Koha ka evoluuar shumë dhe sot Shqipëria është kthyer sërish në një shtet të njëjtë me atë që rrëzuan studentët atëherë. Veçse kësaj here i është shtuar edhe “narkosi” si një emërtesë e qartë dhe si një bashkudhëtar i rëndësishëm i qeverisë së rilindjes prej 13 vitesh tashmë.

Në degjenerimin e shtetit, që u vu në shina nga Berisha dhe qeverisja e tij më 2005 – 2013, ka një rol shumë të madh Edi Rama dhe të gjithë bijtë e atyre që shkatërruan Shqipërinë me një regjim të hekurt dhe gjakatar, komunist 45 -vjeçar.

Sot kemi një diktaturë e cila është kthyer në Shqipëri me metoda të tjera që kanë të bëjnë me:

-Shpopullimin masiv te vendit dhe me zëvendësimin e shqiptarëve te përzënë nga keqqeverisja, me emigrantë, jo të ikur nga ndonjë luftë, por ata që bëjnë krime në Evropë, Rama ka vendosur ti presë krahëhapur në qytetet shqiptare. Kështu i nënshtron më kollaj edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur ende në vendin e tyre.

- E kanë kthyer trafikun e drogës në një strategji kombëtare. Aq kombëtare sa ish ministri i brendshëm i rilindjes në 2013, një njeri i afërt me Edi Ramën u arrestua pas hetimeve nga Italia, dhe u dënua për mbushjen e Shqipërisë me hashash dhe për trafikun e drogës ne përmasa të mëdha. Ndërsa tjetri, ai që përmendet si shpikësi i mënyrës së kontrollit të drejtësisë, u shkarkua se i vëllai i tij ishte dënuar disa vite për trafik droge në Itali.

- Të gjithë ata që kanë para të pista nga trafiku i drogës apo veprimtari të tjera të kundra ligjshme mund ti investojnë në Shqipëri nën hyqymetin e Ramës dhe ato pastrohen direkt. Që tek turizmi e deri tek kullat që mbijnë si kërpudhat pas shiut.

- Pasuria e shqiptarëve po u jepet klientëve te Ramës me shuma simbolike. Mbaruan me bregdetin e tani u janë kthyer maleve. Shteti është kthyer në privat, i shërben atij dhe aspak qytetarëve shqiptarë.

- Korrupsioni është kthyer në model punë. Qeverisja është kthyer në një bandë hajdutësh. Të gjithë hanë “dardha e kumbulla”, veç lideri nuk vjedh. Në fakt ai menaxhon qeverinë që vjedh, gjithçka.

Kjo panoramë është qartësisht piktura e një hakmarrje e bijve, për pushtetin e humbur të etërve të tyre. Se nuk ka asnjë mundësi që të shpjegohet ndryshe. Një qeveri antishqiptare si kjo që e ka zbrazur vendin nuk ka patur ndonjëherë. Edhe shovinistët më të ashpër serbë apo grekë do ta kishin zili. Ata që u munduan me shekuj që të zhbënin tabanin shqiptar e të përzinin e vrisnin shqiptarët duke shpenzuar shumë, tani kanë rilindjen që bën punën e tyre pa asnjë shpenzim.

Pra rrëzimi i diktaturës, e cila vriste poetë në grahmat e  e fundit të saj me firmën e atit të kreut aktual të qeverisë narko - hajdute, dhe që ishte në “anën e  duhur të historisë” sot është kthyer si perandoria e bijve që hakmerren dhunshëm për 1990.

Prandaj Shqipëria ka nevojë për një 8 Dhjetor tjetër, pak më të ashpër dhe pak me të drejtë. Që të shpëtojë nga katastrofa e hakmarrjes...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco