Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sot ka nevojë, për ide mbi një aksion radikal me përballje dhe protesta të opozitës

Sot ka nevojë, për ide mbi një aksion radikal me përballje dhe protesta të opozitës

Nga Ndriçim Kulla - 19/09/2025

Në fakt njerëzit tashti po pyesin gjithnjë e më shpesh dhe shumë të shqetësuar:

Çfarë bën opozita?! Pse nuk proteston? !

Dëshmi e këtyre pyetjeve shqetësimeve kam qenë edhe unë kur njerëzit  me kanë pyetur.

Ndonëse këto nuk janë pyetje direkt për mua, sepse unë nuk jam as deputet, as pjesë e strukturave, as anëtar i ndonjë partie, thjesht një veprimtar, ndjej gjithmonë angazhimin dhe përgjegjësinë për t’iu shprehur perceptimin tim mbi këtë përgjigje  komplekse ,se opozita po përgatitet të organizoj protesta, por çdo gjë do kohën e duhur.

Në thelb mbetet shqetësimi se njerëzit duan të protestojnë kundra regjimit të tyre.

Personalisht nuk duhet ta fshehë,kisha pritshmëri të tjera për shtatorin e këtij viti.

Kisha mbarsur veten si shumë e shumë të tjerë  me një padurim,  që nuk e kam provuar kurrë për të protestuar.

Mendoja, se po përgatitej një protestë kombëtare, duke shfrytëzuar edhe rritjen e valës së zemërimit mbas  provokimeve  ekstreme që iu bëri pushteti jo vetëm thethianëve dhe tropojanëve por gjithë shqiptarëve.

Pushteti  po e sulmon opozitën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, duke shpikur madje edhe mjete të pa ligjshme  të cilat ia mundëson fuqia  e tej  e grabitur e çdo gjëje. Pushteti e ka  rrethuar opozitën  nga të gjitha anët  me fuqinë e grabitur që ka  në duar dhe për fat të keq opozita në shumë momente të jep përshtypjen se është e pa fuqishme për tu përballuar me këtë realitet ndonëse e ka denoncuar me force  atë. Nuk është fare e mjaftueshme që të kesh thjesht vullnetin për të ndryshuar dhe të thuash se Sali Berisha duhet të qëndroj në drejtim të PD- ës. Ky nuk ekziston si problem fare. Që Sali Berisha duhet që të qëndroj në  krye  të PD  kjo është një e domosdoshmëri e imponuar nga roli i tij  dhe që ndihet tek vullneti i shumicës demokrate dhe kjo nuk vlen më për të diskutuar. Por sot këtu ka nevojë për ide mbi një   aksion konkret dhe punë të tjera për të thënë e për të bërë.

Opozita kryesore sot duhet të dëgjojë me kujdes, madje me shumë kujdes, se çfarë duan ata njerëzit që punojnë, ose turfullojnë të dëshpëruar atje në  rrugë. Çfarë mendon dhe kërkon  shumica e sejcilit prej tyre për të ndryshuar këtë gjëndje? Dhe shumica e tyre që e kanë vrarë ose edhe po e vrasin mendjen nga hallet dhe vuajtjet e tyre mund të them  me bindje të plot se do” të dorzojnë në dorë “zgjidhjen e pastër që duhet.

Dhe çfarë mund të thonë tjetër ata njerëz sot, që kanë votuar nën presionin dhe diktatin e shtetit dhe të patronazhistëve, përveç se duhet të kishte protesta gjatë gjithë verës në mënyrë që zgjedhjet të përsëriten?. E çfarë mund të thonë tjetër të gjithë ata, të cilëve iu prishi shtesat apo tendat e mijëra bizneseve, pa u dorëzuar më pare një letër apo pa krijuar një projekt alternativë për të zbutur sado plagët qindra milionëshe të investimeve kreditore, përveç protestave. E çfarë mund të thonë thethjanët, tropojanët që u shkatërroi bizneset e ndërtuara me gjak me motivin e vetëm, se ishin verior, përveçse protestave. 

Kuptohet se çfarë kërkon të bëjë regjimi sot me drejtësinë.

Të ruaj strukturën dhe emërtimet klienteliste të reformës në drejtësi. Gjithashtu, më mire se kaq, nuk ka se si të mos kuptohet, se çfarë do të bëj me parlamentin e ri mbas asaj që bëri sot, ku kaloi me një fotografi blic programin e qeverisë i cili  kërkonte ditë e ditë debati. Përpiqet me duar dhe me thonj, duke gërvishtur edhe surratin e tij  të përlyer të shkatërroj thelbin e tempullit të demokracisë dhe të ruaj fasadën demokratike të tij për të fshehur krimet.

Pushteti mori aq mandate sa deshi dhe sipas llogarive të tij që në ditët e para të mandatit të grabitur me një agresivitet të përçudnuar, po sakrifikon çdo princip dhe arsyetim për të ruajtur fortesën diktatoriale që ka krijuar me çmim shkatërrues për Shqipërinë me ndihmën  e fuqishme të Sorosit dhe të fuqisë radikale të majtë, ku kreu i vet regjimit shqiptarë është de fakto një nga  udhëheqësit e testuar të këtyre organizatave.

Në parlament ndodhi ajo që pritej dhe që pritet të ndodh edhe më tej në të ardhmen.

Pritëshmëritë janë të përcaktuara :

Regjimi do bëj atë që i kërcënon përmbysjen, e cila i nxjerr në ekran burgun dhe llogaridhënien e madhe dhe prandaj nuk pyet më tashmë për pasojat. Ky nuk është më pushtet dosido por është një pushtet i zhytur në krim dhe korrupsion dhe nuk pritet tjetër qasje prej tij.

Berisha me grupin e tij drejtues bëri një punë të qartë për ndriçimin e vjedhjes së  këtyre zgjedhjeve. Ndërkombëtarët u njoftuan profesionalisht në mënyrë kapilare, se çfarë ka ndodhur me vullnetin e popullit në lidhje me këto votime.  Vota e popullit u deformua, në të gjitha dimensionet e saj  dhe doli si përfundim një produkt me 83 mandate, çka do të thotë, një superarrogancë e skenave të sotme të  këtij parlamenti. Do ishte zgjidhja më e mirë që Partia Demokratike të ishte së bashku me popullin në protestë dhe ta priste me protestë këtë kastë të re rrënimtarësh, të shtypjes së shqiptarëve që do hynin në tempullin e demokracisë. Kjo duhej bërë për tu dhënë edhe një sinjal ndërkombëtarëve të informuar mire aktualisht, që ne nuk e lemë më votën në duart e këtyre grabitësve, prandaj dhe ju duhet ta gjykoni mirë në vlerësimin tuaj. 

Njerëzit edhe pse të zhgënjyer me humbjen, që ditën e parë kanë menduar me shpresë për perspektivën e ndryshimit.

Regjimi i vodhi zgjedhjet, sepse e tmerron rotacioni edhe si fjalë.

Po çfarë do bëjmë ne, si do vazhdojmë më tej ?

Do vazhdojmë më së shumti me denoncime, me propagandë  dhe me opozitë kuvendi, apo ti hyjmë aksionit të rezistencës pa kthim siç po ndodh në Francë dhe Serbi në këto ditë.? 

Çfarë ndodhi në Nepal është e freskët dhe ne  jemi dëshmitarë aktual të revolucionit  përmbysës të vendit aziatik. Populli nepalez nuk prit Europën, Japoninë, Amerikën etj për të përmbysur diktaturën, por u ngrit dhe me forcën e grumbulluar të zemërimit e zboi nga pushteti kastën shfrytëzuese pa shumë zhurmë e bujë. Këtë duhet të bëjmë  pa tjetër edhe ne. Këshillat e tepruara të Evropës që po  presim po na  helmojnë me iluzione të humbura. Evropa duhet ta kuptojë, se çfarë bëhet në këtë vend tashti, sepse janë bërë 5 rezoluta dhe regjimtari i ka kthyer ne fletërrufe. Partia Demokratike duhet të bëj atë që ka bërë mbi një dekadë më pare, ti  kthehet asaj tradite  pa humbur fare kohë, të organizojë popullin që me forcë të mos e lerë zuzarin të hyjë më në zyrë. Dhe motivin e ka sa një mal se ka grabitur pushtetin.

Ne i kemi provuar në mënyrë shteruese të gjitha mënyrat e përballjes, përveç rezistencës  së vendosur për të mos u kthyer kurrë  më mbrapsht. Rezistenca e vendosur duhet te hyj në fuqi menjëherë. Kështu i hapet rruga lirisë.

Ndryshe do kemi të njëjtin parlament, të njëjtën drejtësi të kapur të zëvendësuar nga një Duman tjetër, një polici të dhunshme, që nuk e ka për gjë të na helmojë me gaz lotsjellës, më shumë institucione futuriste si “Diella”, që do ja faturojnë fajin teknologjisë dhe ne  mbetemi kështu   skllevër  të vetes.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco