Nga Juxhin Gjoni - 08:43, 19/09/2025
Ajo që pamë dje në parlament ishte një promovim shumë i mirë i Diellës. U përqendruam te faktet e mëposhtme: kryeministri kërkonte që Diella të fliste ndërkohë që buzëqeshte, dhe opozita u revoltua nga fakti që një ekran do t’u drejtohej atyre. Pastaj nisi diskutimi i zakonshëm – kush kishte të drejtë dhe kush ishte gabim.
Por po me Diellën, çfarë ndodhi? Çfarë tha ajo? Kush i shkruajti fjalët që ajo tha?
Le ta marrim për një moment Diellën si një person. Ajo ka inteligjencë, mund të flasë, mund të shprehë mendim, por nga e merr informacionin për atë që thotë? Dje ishte vetëm një video, dhe ne duhet të dëgjojmë me kujdes çfarë tha ajo.
Ajo tha se Kushtetuta flet për institucione, dhe se institucionet nuk bazohen në kromozome, por në shërbime pa diskriminim – gjëra që i kemi dëgjuar ndër vite në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian, një ideologji WOKE. "Unë nuk jam një njeri, por ajo që ndiej se jam." Kjo është sot ideologjia e së majtës – kryesisht ideologjia sorosiane.
Nuk është rastësi që këto ditë po flitet për prindin 1 dhe prindin 2. Në këtë mënyrë minimizohet natyra e qenies njerëzore dhe glorifikohet kaosi që ata përpiqen të vendosin. Ka ardhur koha që kjo marrëzi të “miratohet” edhe në Shqipëri.
Institucione dhe politikanë imoralë që punojnë, jo vetëm për një sistem të korruptuar, por edhe për një ideologji që mund të shkatërrojë atë që njerëzimi ka ndërtuar për shekuj me radhë – rendin dhe strukturën e një shoqërie morale.
Kjo është pjesa ideologjike, por çfarë ndodh me pjesën praktike – kush i shkroi fjalët e Diellës? Mendoj se përgjigjja është e qartë si kristali.
Kush më mirë për ta bërë këtë sesa Edi Rama dhe ekipi i tij? Jo se ai është truri pas Diellës – nuk është aq i zgjuar. Duhet të kujtojmë takimet e tij me Alex-in gjatë verës. Besoj se një nga temat e diskutimit ka qenë edhe Diella.
Shqipëria është një eksperiment për Sorosin, dhe po funksionon shumë mirë.
Është shumë e trishtueshme të shohësh që këto veprime kalojnë pa u vënë re nga shumica e njerëzve, por unë besoj fort se, edhe nëse këto ligje miratohen në parlament, ato kurrë nuk do të funksionojnë këtu. Ne jemi të ndërtuar nga kromozome shumë të forta që mund t’u rezistojnë këtyre ideologjive sorosiane.
© SYRI.net