Mos kini asnjë dyshim, është kundër Ramës

Mos kini asnjë dyshim, është kundër Ramës

Nga Çim Peka - 15/06/2017

Çfarë është një takim apo një foto me Presidentin Amerikan? Varet nga konteksti. Për një lider Iranian mund te jetë thjeshtë një mallkim; ndërsa për një shqiptar, një bekim. Fatmirësisht, për shqiptarët autoriteti politik e moral i Shteteve të Bashkuara nuk është cenuar, dhe vazhdon të jetë vendimtar edhe ne zhvillimet e brendshme politike. Në pranverën e këtij viti, Ballkani dukej në prag të një kolapsi total, i cili jo vetëm zhbënte të gjithë suksesin e arritur pas shpërberjes së Jugosllavisë, por retë e konflikteve te brendshme por edhe atyre nder-etnike silleshin mbi Serbi, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian ndërmorrën disa ture në rajon, të cilat jo vetëm nuk dhanë rezultat, por për fat të keq dështuan me turp. Ishte pika më e ulët në raportet midis Brukselit dhe Ballkanit. Në këto kushte, zëvendësndihmës sekretari i shtetit Brian Hoyt Yee në largim ndërmorri një tur në rajonin tonë. Me gjithë shpërqendrimin e administratës se re amerikane për arsyet e tyre të brendshme; megjithëse zoti Yee ishte një zyrtar në largim si përfqësues i administratës së shkuar, vizita e tij, presionet dhe deri shantazhet që përdori në Shkup, Tiranë e gjetkë në kryeqytetet e rajonit, zhduken si me magji hijet e konflikteve.

Është kombinimi i fuqisë, influencës, respektit dhe simpatisë që SHBA-të gëzojnë në rajonin tonë, dhe veçanërisht ndër shqiptarë, që çdo kontakt i çfarëdo lloji midis politikanëve shqiptarë dhe atyre amerikane merr rëndësi të madhe. Askush më mire se Edi Rama nuk e kupton fuqinë politike dhe elektorale të një takimi apo foto me presidentin amerikan, kushdo qoftë ai. Aq mirë e di, sa është i gatshëm të shkelë ligjet amerikane dhe të dërgojë njerëz në burg veç për një foto. Të njëjtën gjë ishte i gatshëm ta bënte edhe në Samitin e NATO, pak javë më parë. Edi Rama ka pajtuar lobistët më të fuqishëm në Uashington, me lidhje të drejtpërdrejta dhe personale me Presidentin Trump. Redaksia e SYRI.net është në dijeni te kushteve dhe faturës së vërtetë, mënyrat e pagesës, dhe ndërmjetësve që përdoren për këto pagesa. Mjafton të përmendim se flitet për disa milionë dollarë. Pak rëndësi ka kjo; Rama ka, dhe paguan. Ka paguar gjithmonë. I rëndësishëm është fakti se pavarësisht lobistëve të kontraktuar dhe shumave të paguara, Edi Ramës iu refuzua një takim dhe/ose foto me Presidentin Trump në Bruksel, dhe Edi Rama e di fare mirë këtë.

Në këtë kontekst, takimi dhe foto e Lulzim Bashës me Presidentin Trump më shumë se për Bashën ishte kundër Ramës. Të jemi të sinqertë: askush nuk pret që Donald Trump të diskutojë apo të zgjidhë problemet e botës me kryetarin e opozitës në Shqipëri kushdoqoftë ai. As nuk ndodh, e as nuk ka pse të ndodhe! Diplomacia publike bëhet me mesazhe publike. Takimi dhe foto që Presidenti amerikan i dha kryetarit të opozitës në Shqipëri është nje mesash publik, i fortë, i drejtpërdrejtë, madje dhe brutal kundër Edi Ramës duke patur parasysh që u bë në mësin e fushatës elektorale, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve.

Në dijeninë time, vetëm një herë Presidenti Trump është takuar me një lider opozite, dhe ky rast është një darkë private midis tij dhe shefes së opozitës ukrainase, ish-teë burgosurës politike, miliarderes Julia Timoshenko. Në këtë rast, nuk kishte një foto publike, as një prononcim publik, por vetëm ‘një leje që Timoshenko të tregonte për këtë drekë’. Duket qartë, se foto e Lulzim Bashës me Presidentin Trump nuk është marrë me një smart phone, dhe as nuk është një selfie. Është një foto e marrë nga fotograf të Shtëpisë së Bardhë, para flamurit amerikan!

Sigurisht që mesazhi është i qartë dhe Edi Rama e ka marrë atë. E ka marrë dhe klasa politike në Shqipëri. E kanë marrë edhe partnerë të tjerë të Shqipërisë. Do e marre edhe elektorati shqiptar (se sa ngelet për tu marrë vesh me 25 qershor). Por kjo nuk është çështja kryesore sot. Çështja është tek mesazhi tjetër, që ishte vetëm për Lulzim Bashën.

Nëse ai, Basha vazhdon të mendojë për një bashkëqeverisje mes tij dhe Edi Ramës pas zgjedhjeve, atëherë ai nuk ka kuptuar asgjë.

Për të keqen e tij!

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

odCDovntNin23/06/2017 04:02

michael s.,Yes, although it's fairly crucial for a stable shareholder system for the shares to actually be trelefsrrabna. I know very little of her history, but I suspect that family ties and family politics had a lot to do with the decline of La Serenissima, which certainly was not in the healthiest of states when the little Corsican finisher her off.

Deh he nann, be!19/06/2017 15:22

Trump as nuk e ka idenë se ku bie Shqipëria, se ç'parti ka , se ç'liderë kanë, se kush po qeveris dhe kush duhet të drejtojë pas 25 qershorit...
Në një takim donatorësh bamirësie, Trump-it iu afrua njëri (njëfarë Lul Basha) dhe i kërkoi një foto, dhe ai e bëri . Kaq!
Dhe ju i bëni qejfin vetes; kërkoni ta shisni si "përkrahje të SHBA për opozitën" e cila sapo kundërshtoi BE, Yee, të djathtën europiane, etj.
Hesap i gabuar!

kRIST18/06/2017 02:38

Rednexin e pashe dhe kujtova se Iliri do kete qene semure (larg qofte),por me se fundi edhe ai e kish kryer detyren e vet,bile duke sfiduar edhe Peken,megjithe se emerin ja ka shkruar me te vogel (shenje e rangut te ulet,me nivelin e nje injoranti qe edhe te shkruaj nuk ka mesuar,megjithe se paguhet mire,per detyren qe kryen).

refa16/06/2017 13:24

po pati kualicion do rritet meta si opozite dhe kualicioni pd ps nuk do zgjase shume mos genjeni vehten nuk munden te hedhin ne kosh shume aksione te pd kunder ps dhe te ps kunder pd i vetmi rast eshte ps dhe lsi jane brenda llojit dhe sharja ne mes tyre eshte gallate jemi mesuar me theniet e ilir metes per edi ramen dhe edi rames per ilir meten

usa16/06/2017 12:04

Basha do veproje si ta kete mesuar USA . Nqs i kane thene te qeverise me Ramen do e beje . Nqs me Meten e CO , prap do e beje . Nqs i kane thene te rrije opozite prap do e beje . Tek ne vendos amerika , shyqyr zotit se do e kishte marre lumi krejt kete vend. Randesi ka qe aksionet e Bashes kane arritur nivele me te larta , dhe kjo i ben mire edhe PD , Opozites se Bashkuar dhe vendit ne teresi.

Nto16/06/2017 11:18

Trapi do bashen nuk do ramen.
Leni keto budalliqe .
Ne nuk duam njeri tjetrin.
Cfar jane keto politikane qe tallen me ne pse kane bere nje foto.
Boni pune pastaj boni foto.

Ylli pe Korce.16/06/2017 10:20

Komenent i gjate. Me psikologjine e shekullit XIX.

ai15/06/2017 21:57

Nuk duan Te besojne. Spiunet komunist kjo fare e qelbur dhe e prishur e kombit shqiptar

Medlind15/06/2017 21:18

Je i madh , analist i pjekur dhe shume kualitativ!

ramushi15/06/2017 21:10

Basha kryeminister...Trump e dha OK...po duhet shume pune...shume shume pune...

ramushi15/06/2017 21:06

Basha kryeminister...Trump e dha OK...po duhet shume pune...shume shume pune...

rednex15/06/2017 19:43

Kushdo qe ka marre pjese ne ate mbremje ka pasur mundesine te bej nje foto me Trump nese paguan para,shume para..dmth sikur ta pyes dikush sot se kush eshte Basha ai thot skam degjuar kurre nje fucking name te tille...fotoja eshte hi syve per popullin qe eshte bere me keq se delet...

Ajo15/06/2017 19:03

Mos e nenvleftesoni Bashen! Ai nuk eshte idiot qe ti beje gropen vetes per te shpetuar Ramen! Nuk e kuptoj pse akoma permendni nje absurditet te tolle?? Nuk ju falet te shpini uje ne mullirin e Rames! A nuk e shihni se kjo eshte nje gracke djallezore e thurrur prej Rames, ne te cilen po bien edhe plot dashamires te PD?

iliria15/06/2017 18:16

Eshte kundra rames ?! Presidenti USA , Presidenti i Planetit ?! As mos u shkoj nepermend se di gje qe nje njeri qe quhet EDI i Rilindjes ,djali kristaqit te dhoksise !

SHKODRA15/06/2017 18:05

PO BEN ATE QE BERI RAMA! VETEM SE ESHTE 4 VITE ME VONES!

Salvo15/06/2017 17:56

P.s. - Cka Meta e kreu me sukses.

Salvo15/06/2017 17:52

Nuk ka as gjasen me te vogel qe te ndodhe, per arsye politikisht te kuptueshme, sic shfaqet gjithe po aq edhe elektoralisht. Kjo manover u ndermor nga Rama permes Blushit, per te synuar ate qe arriti Lsi ne 2013, kur shume votues te pd-s ia dhane voten Lsi-s, pasi neper korridoret e te djathtes Meta pati arritur te leshonte tezen se "doli nga koalicioni me pd per arsye te taktikes elektorale, porse do te kthehet pas zgjedhjeve". Qetesia dhe, sidomos, heshtja me te cilen e percolli Doktori, e oksigjenuan, pa dashje, dhe e bene te besueshme tezen e Metes, aq sa edhe Rama filloi t'i druhej seriozisht. Cila do te ishte zgjidhja? Shmangia e gabimit qe beri Doktori, mos lenia ne heshtje e kesaj teze. Basha duhet te shprehet qartazi dhe me ze te larte, kunder kesaj teze, ne te kundert, krahas humbjes se zgjedhjeve, do t'i duhet te perplaset me binomin e forte Meta-Doktori. Ky i fundit u investua qe Meta mos te largohej nga koalicioni me Ps pa i bere ate qe i pati bere Pd: erozionin.

Vilajet Qyku15/06/2017 17:22

Or Peke gazetari, po cfare do te thote kunder Rames, po a nuk eshte Basha qe ka bere akordin me Ramen ?! Trumpi na qenka kunder Rames (ne fakt aty i rri mendja gjithe diten) dhe na qenka me Bashe du dumin i cili na pakesh bo aleance me Ramen..... cfare domethenie ka kjo pune?!

Di615/06/2017 17:19

pse kaq skeptik Cim Peka .. ka dale dielli ...ti gjithnje ke qene largpames ...

Lulzim Vejsiu15/06/2017 17:11

Cdo shqiptar normal nga trute e kupton mesazhin qe percjell foto Trump- Basha,e fiksuar keto dite prag-zgjedhjesh.Kjo edhe per faktin qe,po ta kishte per zemer gjatoshin tone kryerilindes, kreu i Shtepise se Bardhe mund te kishte bere dite me pare ne Bruksel nje foto me te dhe te mos e linte te behej gazi i botes.Por,o Cim Peka,duke zbritur me kembe ne toke ne realitetin e shifrave, qe mund te prodhoje 25 qershori,problemi qendron diku tjeter dhe per kete do te doja edhe nje mendim tuajin.Fjala vjen,nese PD merr 50 mandate,po aq edhe PS,ndersa LSI 25- 30 dhe kusurin partickat,si do te behet konfigurimi i maxhorances se ardheshme?Duam s;duam shifrat do te detyrojne disa tipe koalicionesh, si Basha-Rama,Basha- Meta apo Meta-Rama!!!Ne keto obsione te detyruara nga rezultatet e 25 qershorit,une do te isha per koalicion PD-PS, por pa Ramen ne skene! Gjithesesi kjo eshte nje mundesi,nuk e di se cfare mund t'i rekomandoni ju Bashes?

tosi15/06/2017 16:37

do presim 26 qershorin per te nxjerre konkluzionin, por te gjithe gjasat te çojne te nje koalicion ps-pd

Iliri15/06/2017 16:23

O pek te gjithe e dime eshte kundra rames...

Shto koment

Denonco