Blinken ulet në karrigen e lënë bosh

Blinken ulet në karrigen e lënë bosh

Nga Çim Peka - 10/02/2024

Nëse vendos të takojë përfaqësuesit e DEA-s të cilët janë vendosur në Tiranë, nga ku u kërkojnë qytetarëve shqiptarë të denoncojnë krimin dhe lidhjen me politikën, me siguri që ata do i tregojnë se karrigia ku Rama do e ulë gjatë takimit me të, është një karrige e lënë bosh.

Para tij në atë karrige janë ulur Saimir Tahiri me të cilin planifikonte kanabizimin e Shqipërisë, por dhe përfaqësuesit e kartelit meksikan të drogës Sinaloa. Aty është ulur Erion Veliaj dhe përfaqësues të mafias italiane të cilët pastrojnë paratë e tyre në Tiranë.

Aty janë ulur mbi 20 ish-deputetë dhe kryetare bashkishë të cilët kanë humbur mandatin për shkak të dënimeve të tyre të mëparshme për trafik droge, prostitucion dhe vrasje. Pikërisht në atë karrige është bërë plani midis Ramës dhe Taulant Ballës për të vjedhur sistemin TIMS-një investim dhe dhuratë e qeverisë amerikane për organet tona të zbatimit të ligjit.

Në atë karrige është ulur me dhjetëra herë edhe McGonigal. Hijen e tij, me siguri Blinken do ta hasë në ato zyra, korridore dhe skutat më të errëta të asaj godine. Bashkë me Damian  Gjiknurin aty janë ulur edhe përfaqësuesit e Gunvor dhe Oleg Deripaskes, si investitorë strategjikë në Shqipëri.

Aty është ulur mbrëmë dhe qindra herë, edhe Aleks Soros, ai që po e sjell Blinken në Tiranë. Është e qartë, se kjo vizitë është qoka e fundit, e filluar me non-graten ndaj Sali Berishes, vetëm 6 muaj para lënies së detyrës.

Prej aty, Blinken siç duket do të ulet në një karrige tjetër.

Me Altin Dumanin. Edhe ajo është një karrige e lënë bosh. Bosh nga ata që refuzojnë të përmbushin misionin e tyre. Prokurorët  dhe gjyqtaret e asaj strukture.

Por ndërsa karrigia është bosh, tavolia e tij është plot. Aq plot sa nuk mban më. Ose ajo tavolinë do boshatiset duke çuar Edi Ramën, Erion Veliajn bashke me çfarë kanë pas, prapa hekurave, ose pesha e atyre dosjeve do ta shembë atë institucion, e bashkë me të edhe investimin më të madh amerikan në 3 dekada.

Ndaj, Blinken pavarësisht qokës ndaj Ramës, ka dhe një mundësi të fundit, ti marrë ato dosje dhe t’ia verë në prehër Dumanit.

Në mos e bëftë këtë, le të marrë vulën e turpit me vete, si amerikani që shkatërroi demokracinë në Shqipëri, që burgosi liderin e opozitës, dhe që ndërtoi një narko-diktaturë në zemër të NATO-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco