Kryeministri që po e kthen Shqipërinë në një kosh plehrash

Kryeministri që po e kthen Shqipërinë në një kosh plehrash

Nga Agim Nesho - 06/11/2023

Jetojmë në një kohë të tmerrshme kur ngjarjet që lidhen me vendin tonë i marrim vesh nga shtypi i huaj, kur fatet e Shqipërisë mbeten në dorën e një njeriu që e ka kthyer vendin e tij në një treg për të negociuar pushtetin e tij. Një Shqipëri pa zot, pa Parlament, ku një klikë uzurpuese e pushtetit po tregton sovranitetin e vendit si një plackë tregu.

Ky përbindësh putinian që e ka emrin Edi Rama, që vetë-ofrohej për armët kimike siriane, që ofroi ndihmë për afganët pa ja kërkuar të tjerët, që mori muxhahedinët iranianë për t’ju pëlqyer amerikanëve, e ka kthyer Shqipërinë si një ‘refugium peccatorum’ për të pranuar refugjatë që vijnë në Itali. Kësaj here për arsye se kryeministrja Italiane ishte e shqetësuar dhe nuk menaxhonte dot ardhjen dhe mbajtjen e tyre, pavarësisht se Italia është vend anëtar i G7. Asnjë vend tjetër nuk ka pranuar ti japë një kosto vendeve të tyre, madje as vendet e rajonit si Kroacia apo Sllovenia.Tunizia nuk pranoi as 1 bilion euro për ta kryer këtë rol, ndërsa sipas agjensisë Reuters Shqipëria nuk do të kërkonte asgjë.

Rama, ky kaubojs i cështjes McGonigal, ky autokrat që vjedh zgjedhjet, kërkon përkrahje dhe legjitimitet për të mbetur në pushtet. Marrëveshjet me Britaninë e Madhe për kthimin e emigrantëveShqiptarë dhe marrëveshja me Melonin për të kthyer Shqipërinë në një Lampeduzë të dytë po e kthejnë Shqipërinë në një bombë me sahat për cështjen e sigurisë dhe cështjet sociale që do të krijohen në vend. Sot Shqipëria është gati për tu zhbërë nga pasionet e një kryeministri aventurier që ka për qëllim shkatërrimin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në një ciflig turizmi, ku shqiptarët të largohen dhe të zëvendësohen me afrikanët, të cilët do të shërbejnë. Shqiptarët duhet të ikin si të pashpresë nga vendi i tyre ndërsa Rama do të mbetet pronari rentier i Shqipërisë.

Sot, për ata Shqiptarë që nuk reagojnë për njëndryshim politik të domosdoshëm në Shqipëri, për të mos arritur në këtë pikë ku ndodhemi sot, vihet në pikëpyetje e ardhmja e vendit. Do të reagojnë ata për jetën e tyre, për vendin e tyre?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco