Jetojmë në Shqipëri apo në shtetin ‘Ik-Sali’?

Jetojmë në Shqipëri apo në shtetin ‘Ik-Sali’?

Nga Agim Xhafka - 30/10/2023

Që kur theu qafën komunizmi e deri sot, aksionet politike të socialistëve janë konsistente, të pandryshuara dhe me objektiv fare të qartë. Të goditet Sali Berisha si politikan, të denigrohet personalisht, të shpifet rreth familjes së tij e nëse duhet edhe rreth farefisit, miqve e shokëve të doktorit. Kjo betejë e paprinciptë dhe pa moral u mbështet dhe prej falangave të Sorosit në USA që Berishën e shpallën non-grata.

Kjo “medalje” e artë në duart e klikës së majtë po konsumohet vend e pa vend, po bëhet argument “shkencor” nga shumë analizantë dhe po tirret lesh mbi këtë non-gratë kohë e pa kohë. Madje kjo u bë dhe fara e përçarjes mes vetë demokratëve.

Në asnjë tubim, mbledhje qeverie, takim me ndërkombëtarët nuk flitet për Shqipërinë. Për progres a mirëqenie të shqiptarëve. Ndërtohen strategji si të goditet Berisha dhe bërthama e lirisë në PD. Aq vullnet të fortë shfaq PS në këtë luftë, sa nuk kursen fare buxhetin e këtij vendi të varfër. Në vend të bëjë rrugë, shkolla, spitale dhe rritje mirëqënie, shpërndan fonde në gjithë mediat shqiptare me një synim; godisni pa mëshirë Saliun.

U bënë vite që TV, gazeta, radio, portale janë non stop në shërbim të përbaltjes. Nuk gjen tre fraza, p.sh pse s’ka drita në shumë zona, pse është ndërprerë uji i pijshëm për mijëra banorë, pse s’kanë rrugë mjaft fshatra të vendit, pse braktisët atdheu nga rinia, pse pensionet janë aq të vogla sa quhen lëmosha,pse… Po në debate televizive dëgjon e dëgjon për “bëmat” e Saliut, për fajin që ai u korruptua nga dhëndri, që ka shkelur ligjin, ama s’po e gjejnë se ku e ka shkelur. Që dyshojnë e veç dyshojnë dhe në fund e mbyllin arsyetimin; atë nuk e do as Amerika.

Vendi im këto dhjetë vite veç është grabitur. Për t’ua dhënë trojet, bregdetin, pasuritë një grupi miqsh që nesër të gjenden në krah të qeverisë për të blerë vota. Këto dhjetë vjet Rama i ka bërë shurrën bahçes, ka qënë një frazë filmi që i përshtatet atij. Shkuam në vend të fundit të Evropës për nga të ardhurat, por jemi të parët për emigrim. Të fundit për rritje ekonomike, por të parët për çmime të larta. Atdheu asgjë s’ka mbroth. Arritje ka veç në fasadë. Dhe në luftën “heroike” të medias skllave e kurtizane që mban në gojë non stop Berishën.

Aq e dukshme është kjo strategji sa po harrojmë që jetojmë në Shqipëri. Na duket se marrim frymë në shtetin “Ik-Sali”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco