SPAK, i kapur me ligj nga Rama!

SPAK, i kapur me ligj nga Rama!

Nga Romir Saraçi - 26/10/2023

Për të gjithë të shqetësuarit, se politika, opozita apo media po i bën presion SPAK, e në këto kushte nuk mund të veprojnë si të pavarur!

Askush nga këto më sipër nuk mund të presionojë prokurorët e SPAK në veprimet e tyre, sepse nuk e kanë atë fuqi, e të paktën brenda godinës së qelqtë. Por ka një pushtet që ka hyrë në atë godinë si çekiç mbi kokën e prokurorëve e gjyqtarëve, e ky është ekzekutivi. Duhen procese siç ky i liderit të opozitës, Sali Berisha për t'u kthyer koka pas, tek ajo që është gatuar ndër vite për të kapur këto institucione.

E SPAK, është i varur dhe nën presion direkt nga ekzekutivi, me ligj.

Në ligjin Nr. 95/2016, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR”, në nenin 12, pika 3 parashikohet se “Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë: kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit”.

Ndërkohë që ligjvënësit janë kujdesur që në nenin 13 t'i japin prokurorit pavarësi nga titullari i institucionit, apo ta mbrojnë nga presioni i jashtëm, në nenin paraardhës kanë lënë vetëm një mundësi presioni, të sanksionuar me ligj, nga Ekzekutivi.

E thënë shqip, një prokuror i SPAK, jep llogari dhe i frikësohet vetëm ILD-së së qeverisë e Ulsi Manjës, e as ligjit e as eprorit të institucionit, e aq më pak tallavasë politike e publike. Pa i hyrë analizës, se çfarë është ILD, nga kush drejtohet, nga kush orientohet e çfarë roli ka, pasi është histori e gjatë që mund të përfundojë deri tek firmosja e koncesioneve të inceneratorëve, e vetmja gjë që mund të thuhet është fakti se: Pa u larguar SPAK nga presioni dhe varësia direkt e ekzekutivit, nuk mund të pritet një drejtësi e pavarur!

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco