Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Politika e barngrënies në zbatim!

Politika e barngrënies në zbatim!

Nga Milaim Nela - 26/10/2023

E kam pasur bindje para gati 3 vitesh dhe e them me bindje të plotë edhe sot se nëse:

1. Sali Berisha nuk do i dilte kundër ndarjes së Kosovës dhe...

2. Ai nuk do bëhej pengesë e pakalueshme për bashkëqeverisjen Rama-Basha në vitin 2021 sot në mënyrë absolute nuk do merrej njeri as me Dr. Berishën e aq më pak me Abi Malltezin!

Mbështetjen e Ramës për Vuçiçin dhe Serbinë po e paguajnë shqiptarët me vjedhjen/tjetërsimin që po ju bëhet pasurive kombëtare strategjike dhe shpopullimin e Shqipërisë deri në atë shkallë sa popullsia të bëhet irrelevante (< 1 milionë banorë) popullatë që e garanton palëkundshmërinë e pushtetit bananik rilindo-atlantik.

Basha po ashtu është investim i padiskutueshëm i qarqeve antishqiptare që të ishte “Kali i Trojës” brenda PD-se në proceset që ata kishin parashikuar për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës dhe rikthimit të saj nën një Serbi demek të demokratizuar me shpresën se kjo e fundit do shkëputej nga sfera ruso-kineze!

Ju ka ngelur patatja e nxehtë në dorë por nuk kanë hequr dorë sepse kanë aktivizuar elemente të tjerë brenda asaj strukture që sot quhet PD e rithemelimuar si dhe investimet serioze në partiçkat dhe grupimet e reja të ashtuquajtura opozitat e reja brenda dhe jashtë vendit.

Ta gëzojmë republikën e kontejnerëve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco