U provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën

U provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën

Nga Ylli Manjani - 24/10/2023

D.m.th me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën.

Ky nuk është më opinion, por fakt. Doni fakte?

1. Lulzim Basha, atëherë kryetar i PD, u vu nën hetim për financim të paqartë në Amerikë. Çështja u mbyll për procedurë. Koha tregoi se çështja u mbyll se Luli pranoi të shesë lojën dhe shkatërrojë opozitën.

2. Sali Berisha, pas dizenjimit non-grata, i çelet hetim na SPAK me një kallëzim politik të Taulant Ballës. Çështja mbahet për 3 vite nën hetim. Pas 3 vitesh prapë “po hetohet...”. Kjo nuk është më ndjekje, por përndjekje penale.

Hetimi vazhdon, megjithëse s’ka prova, sepse Berisha nuk pranon të shesë lojën. Sidoqoftë goditja ndaj Tij, veçanërisht me gjyqe popullore, është shkatërrimtare oër opozitën.

3. Ilir Meta është ende nën hetim. Janë të paktën dy episode që raportohen në media se SPAK po heton. Çështja ÇEZ-DIA dhe një financim i paqartë në Amerikë.

Nuk ka lajme, por hetimi është aty. Kur t'i duhet pushtetit, e shpërthen.

E vërteta është që Meta është “qetësuar” disi. LSI u mbyll. PL është thuajse hiç elektoralisht.

4. Fatmir Mediu është nën akuzë tashmë dhe në gjykim. Çështja është e vjetër dhe ligjërisht shumë e sforcuar.

Sidoqoftë ai është nën akuzë.

Pavarësisht rëndësisë elektorale të PR, dëm është për opozitën në tërësi. Fjala vjen PD e Berishës ishte më komode të garonte me siglën e PL së Metës sesa me të PR së Mediut....

Të gjithë këta janë kryetarë partish të opozitës. Kaq parti ka opozita elektorale. Të gjithë të goditur penalisht nga reforma e drejtësisë. Asnjë arrestim nga radhët e qeverisë, sado që u bë për show dhe gjithashtu pa prova, nuk ka peshën politike të goditjeve që u është bërë drejtuesve të opozitës.

Ky është fakt.

Ashtu siç është fakt se jo të gjithë e mbajnë presionin. Luli s'e mbajti dot p.sh...

Nuk po llogaris këtu frymën përçarëse brenda opozitës për shkak të këtyre goditjeve, në dukje penale, por në fakt me karakter politik. Nuk e llogaris në këtë ekuacion sepse përçarjen e kishin në dorë vetë ta shmangin...

Por pasoja është kjo që shohim, opozita drejt shuarjes përfundimtare. Qartësisht, opozita nuk e përballon dot elektoralisht pushtetin absolut. Potenca elektorale e saj ka rënë, pikërisht për shkak të goditjeve penale-politike të drejtuesve të saj.

A ishte ky qëllimi i reformës?!

Nuk e di, por ky është fakti!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco