Aktet e Edi Ramës ndaj liderit të opozitës, hakmarrje dhe persekutim politik

Aktet e Edi Ramës ndaj liderit të opozitës, hakmarrje dhe persekutim politik

Nga Valentin Lumaj - 23/10/2023

Në vazhdim të dështimeve spektakolare si në rendin publik, ekonomi, infrastrukturë, luftën kundër krimit të organizuar, tashmë edhe në luftën kundër pastrimit të parave në mbarë Shqipërinë dhe sidomos në qytetin metropol të Tiranës, kryeministri i votave të manipuluara Edvin Rama, ka filluar një ‘gjueti shtrigash’ kundër oponentëve të tij politikë, atyre që e kanë denoncuar pafund për veprat e tij korruptive dhe të vjelljes së votave, duke e nxjerrë ‘zhveshur’ në puplik si arkitektin e betonizimit të Tiranës, kanabizimin e Shqipërisë dhe kriminalizimin e jetës së një shoqërie të tërë.

Arrestimi i Abi Malltezit dhe ndalimi i lirisë së udhëtimit jashtë shtetit të udhëheqësit të opozitës Sali Berisha, janë aktet më të fundit jokushtetuese të diktatorit Rama, shembuj të tillë që nuk i pranon bota demokratike, por janë të denja për botën e tretë si në Uganda apo Tunizia.

Jamarbër, ka qenë denoncuesi i parë dhe në vazhdimësi i krimit financiar të inceneratorëve që me fakte dhe prova ka akuzuar direkt kryebashkiakun Veliaj dhe Kryeministrin Rama, akuza të cilat çuan në urdhër arresti dhe pranga zyrtarët më të lartë shtetëror të rangut kryeministror dhe po vërtetohen çdo ditë. Si mjet i hakmarrjes primitive, Edi Rama urdhëron, vetëm mbi baza hamendësimesh dhe jo provash, arrestimin e akuzuesit të tij për korrupsion z. Malltezi.

Nga ana tjetër, shpallja nga lideri i opozitës Sali Berisha, të një aksioni opozitar kundër një qeverie me vota të vjedhura, dukshëm ka cenuar bazat e pushtetit të Edi Ramës, dhe nuk është rastësi urdhëri i tij për ti hequr lirinë e lëvizjes liderit të opozitës Sali Berisha fill mbas fillimit të këtij aksioni në Parlament.

Sali Berisha ka qenë dhe vazhdon të jetë kundërshtari kryesor që i rrezikon karrigen kryeministrit Rama, prandaj me tentativën e tij për të neutralizuar Berishën, Rama synon neutralizimin e opozitës, dhe kështu ti sugjerojë vetes së tij një vazhdimësi pa fund të pushtetit.

Përveç kësaj, planet e Ramës ndaj Kosovës të cilat shkojnë në sinkron me politikën e Beogradit zyrtar për ndarjen e Kosovës, kanë ndeshur në një barrikadë të plotë të qëndrimit të Sali Berishës që është në rezonancë të plotë me qëndrimin e udhëheqësve të shtetit të kosovës, prandaj, ‘heqja qafe’ me çdo mjet që ka në dorë e Sali Berishës, do të ishte një pengesë më pak për arritjen e planeve pro-serbe në Kosovë.

Përfshirja e Edi Ramës në çështjen McGonigal, dhe mundësia e ndjekjes penale ndaj tij nga FBI, dështimi kryeministrit Rama për largimin nga politika të liderit historik demokrat Berisha nëpërmjet vendimit tashmë të ekspozuar korruptiv ‘non grata’ të Departamentit të Shtetit, dështimi në politikën e jashtme të dirigjuar nga George Soros, e shtyjnë instinktivisht Edi Ramën të marrë masa represive kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe familjes së tij, si akte të hakmarrjes dhe të persekutimit politik të kundërshtarit, që me anën e dhunës ligjore të eliminojnë opozitën e vërtetë, në vazhdim të asaj që së miri ai ka bëre në vitet e fundit. Këto sulme të mirëfillta me bazë politike, bëhen jo vetëm ndaj liderit Berisha, por kundër opozitës, demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, si shantazh dhe frikësim ndaj tyre dhe çdokujt që guxon të flasë dhe denoncojë apo të protestojë ndaj aktet korruptive të qeverisë Rama.

Diaspora, si një masë e madhe shqiptare, tashmë e edukuar nga liritë dhe të drejtat demokratike që gëzojnë në vendet ku jetojnë, duhet që të luajë rolin e saj në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe në preventimin e rivendosjes së neodiktaturës nga bijtë e etërve, rrëzimin e të cilëve, heronjtë e demokracisë e paguan me jetën e tyre.

Shoqatat atdhetare, grupet shoqërore dhe personat me influencë nga Diaspora duhet që të mbajnë qëndrim ndaj këtyre veprave antidemokratike që po zhvillohen në Shqipëri.

*Autori jeton e vepron në Michigan

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco