Rama e ka tmerr opozitën dhe SPAK po shfaqet si 'detashmen' i tij në shkatërrimin e mëtejshëm të saj

Rama e ka tmerr opozitën dhe SPAK po shfaqet si 'detashmen' i tij në shkatërrimin e mëtejshëm të saj

Nga Ndriçim Kulla - 23/10/2023

Kam një kujtesë miqësore për të gjithë ata që thonë se 'kryeministri Edi Rama do të instalojë diktaturën në Shqipëri'.

Kjo realisht nuk i korrespondon të vërtetës.

Diktatura sot është rikthyer dhe instaluar mirë e mirë.

Nuk është më një fantazmë, si disa vite më parë ku në shumë sjellje dhe veprime antiligjore dhe antidemokratike të regjimit na vërdallisej  në mëndje një frikë e cila na kujtonte rikthimin e diktaturës, që brezi im e ka përjetuar.

Po a mund të bëhen arrestime të tilla në këtë mënyrë e  sidomos të liderit të opozitës të cilat e kanë të qartë diçiturën e tyre politike? A mund të bëhen arrestime të tilla ndaj një personi tjetër aktiv në oponionin publik, i cili fill pas 24 orëve mbasi ka denoncuar një aferë të dyshimtë  korruptive të pushtetit, arrestohet? Është e dallueshme për çdo njeri diçitura e hakmarrjes politike.
Po a nuk jemi ne vendi më i korruptuar në Europë kur zv. kryeministri arratiset dhe kërkon azil politik në Europë dhe prej andej akuzon drejtësinë e kapur nga diktatori dhe diktatura?

A nuk jemi ne vendi ku raporti i fundit i ODHIR-it për zgjedhjet  e 14 Majit, urdhëron kategorikisht  hetim të menjëhershëm të atyre që kanë prishur barazinë e votës, që e kanë manipuluar atë në çdo zinxhir të pushtetit dhe ekonomisë, duke e rikthyer kështu mbrapsht Shqipërinë në ditët e saj më të errëta të raportit të zgjedhjeve të 2001? 

Si ka mundësi që SPAK nuk guxon të ndërmarrë një veprim të qartë ligjor sipas detyrës që ka, të thotë një fjalë për këtë nen nr 1 të çdo shteti të së drejtës?

A nuk jemi ne pikërisht shteti dhe vendi që tashmë kemi kryeminstrin më  mjeran në Europë, të dënuar historikisht, për tu mbajtur mend, që korruptoi kryespiunin e SHBA-ve? A nuk jemi ne vendi kur kryeministri dhe qeveria e tij në kundërshtim të qartë me ligjin e konfliktit të interesave i jep vajzës së gruas së tij rreth 100 tendera me shuma marramendëse?

Edhe monarkët absolut edhe diktatorët edhe sulltanët kanë qenë të vëmendshëm kur aplikonin  urdhrat apo fermanët  mbi frikën, masat dhe nënshtrimin. Fillimisht do orvateshin që së paku të respektonin  një procedurë. Sot ky i ka kapërcyer  të gjithë sepse ky ka edhe çmendurinë me vete në sjelljen e tij.

Sot Edi Rama dhe prokuroria e tij politike në sintoni të plotë me Policinë e Shtetit nuk e konsideron as ligjin, asnjë normën, as kushtetutën dhe asgjë. Për 10 vjet me radhë në indiferencë të plotë të faktorit ndërkombëtar, e ka përsosur në mënyrë plotësisht  kapilare kontrollin e të gjitha institucioneve të vendit.

Si ka mundësi që SPAK në këtë zallamahi të sistemit të kriminalizuar me afera korruptive  që nuk kanë fund, gjen kohë dhe i kushton kaq vëmendje procesit të privatizimit të kompleksit?!

Është e njëjta arsye që e lidh me shumë  histori të pa pushuara si, lobimi i non gratës, afera e përbindshme McGonigal, grabitja e vulës dhe e logos së PD-ës, diskriminimi agresiv i opozitës në Parlament etj etj, që, tregojnë se ky njeri e ka shumë, shumë problem opozitën.

Atë e tmerron e vërteta dhe e shthur ideja e rrotacionit dhe e largimit nga pushteti.

Për pushtetin Edi Rama bëri spektakël madhështor me lajka dhe lule me liderët europian të Samitit të Berlinit, para disa ditësh në Tiranë ,duke ofruar edhe picën me surratin e tij. Për pushtetin e tij, Edi  Rama sot, opozitës po i servir pjatën e ushtrimit të dhunës dhe represionit.

Për Edi Ramën pushteti është ekzistencial dhe për të ruajtur përjetësin e tij ai po kthen  çdo gjë përmbys...

Atëherë pse s’dëgjon e pse bën sikur nuk sheh SPAK këto marrëzi korruptive të pushtetit të tij, me krime dhe afera  financiare të përditshme ?!  A nuk është kthyer vërtet  në një instrument SPAK, i përdorur prej qeverisë për të cilin pak kohë pare jam shprehur  se,  pushteti po e mban me bastun për dore për ta çuar kudo ku ka nevojë dhe ku i intereson kryeministrit ?

Nuk marr përsipër të gjykoj një proces hetimor edhe pse nuk është fare kompleks, mbasi ky  është i stisur dhe me prapavijë politike,  por nuk e përjashtoj edhe Sali Berishën që të hetohet si gjithë të tjerët.

Madje ai i ka të gjitha aftësitë, kapacitetin, inteligjencën dhe fuqinë e tij që të drejtën jo vetëm ta mbrojë, por mundësisht në këtë situatë ta kthej në një doktrinë.

Ajo që më shqetëson mua në këtë rast është frika e pushtetit prej opozitës. Opozita e bashkuar e tmerroi diktatorin.

E tmerron fundi i tij, llogaridhënia e tij para drejtësisë.

Diktatura sot po buçet në Shqipëri.

Diktatura sot është një realitet dhe jo më një frikë se, mund të rikthehet. Ajo është ulur këmbëkryq kudo në ekzistencën e jetës tonë. Ne jemi sot përballë një reagimi të tërbuar ku diktatori dhe regjimi i tij kanë nxjerrë dhëmbët.  Nesër ai mund të egërsohet edhe më shumë, megjithëse koha nuk mund të jetë pa limit në favor të pushtetit.

Opozita e përçarë nga pushteti gjeti forcë për bashkimin e saj, por këtë proces  duhet ta shpjerë përpara, duke e koordinuar aksionin e saj me një program të besueshëm për ta çliruar Shqipërinë  nga oktapodi i  stërmadh i korrupsionit . 

Megjithëse s’mund të vazhdojnë pa fund, ka gjithmonë momente ku, radikalja nevojitet, për një zgjidhje problemi dhe në një kohë të caktuar. 

Ky është momenti që opozita duhet të tregojë arrogancën e forcës së saj, që ja jep kauza e së vërtetës!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco