Lajmi i fundit

Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Vetëm pushtimi, sulmi dhe manipulimi kirurgjikal e kthen këtë hartë të menaxhimit vendor në diktat total!

Vetëm pushtimi, sulmi dhe manipulimi kirurgjikal e kthen këtë hartë të menaxhimit vendor në diktat total!

Nga Besart Xhaferri - 22/05/2023

Ka nisur me bojkotin e reformës territoriale, ku patjetër bijtë e etërve bënë siç dinë vetë! Ka vazhduar me bojkotin e zgjedhjeve vendore të 2019 ku prapë bijtë e etërve bënë siç dinë vetë! Nga këto, bashkë me blerjen e kreut të opozitës në 2021 vazhduan pushtetin artificial përtej 8 viteve! 

Me ndihmën e këtyre të trejave më lartë, bashkë me ndihmën e bandave, policinë, prokurorinë, gjykatave dhe ambasadave vendosën që popullit 42% opozitar mos t'i lënë as mundësinë për t'u rikthyer në vitin 2014, kur qindra komuna dhe dhjetra bashki menaxhoheshin edhe nga ata që mendonin ndryshe! 

Janë për t'u fajësuar për kasapanën që kanë dashur këto 79 vjet t'i bëjnë demokracisë, shtet formimit, anti-atdherizmit dhe pluralizmit në Shqipëri, duke mbështetur serbo-dashurinë (si një forcë politike pjellë e Beogradit)!

Megjithatë, barra na bie ne!

Për të rregulluar çedimet dhe gabimet e 2014-2021!

Për të bërë betejën e fundit!

Për të çuar bijtë e etërve që ishin miq me miqtë e Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit, që po çojnë deri në fund amanetet e Vaso Cubrilloviçit

Si bëhen?

Me një analizë të thellë, por dhe me një reagim dhëmb për dhëmbë!

Nuk jemi dele!

Nuk jemi anonim!

Jemi 42%!

Humbës ndoshta këto zgjedhje, nga 100 faktor të brendshëm dhe të jashtëm, por asnjëherë nuk mund të ishim 10% të shërbimit ndaj qytetarëve!

Kushdo që i kërkon llogari Doktorit, të mendoj që 6 Mars 2022 ishim 31% dhe sot jemi 42%!

Fitimtar?

Akoma jo!

Në rrugën e duhur?!

Po!

Na duhet ndihma juaj?!

Patjetër, me gjithë zemër, po!

Opozitar, jeni shumë dhe mjaftueshëm për të shpëtuar Shqipërinë!

Mos thuaj KURRË ç'më duhet mua!

Do bëjmë Shqipërinë Që DUHET dhe jo atë që duan bijtë e etërve!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco