Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kush ka frikë nga bashkimi i plotë i opozitës

Kush ka frikë nga bashkimi i plotë i opozitës

Nga Avni Nezaj - 11/10/2022

Sali Berisha lëshoi sinjalin e bashkimit kur ftoi të gjithë demokratët, deputetë ose jo, ish-drejtues ose jo, ish-militantë ose jo, simpatizantë ose jo, ish-anëtarë strukturash të kësaj force politike ose jo, që të bëheshin bashkë e të promovonin votimin ne primare për kandidatët e zgjedhjeve lokale që po afrojnë.

Edhe dalja nga kontrolli e grupit që kundërshtonte rithemelimin ka një farë baze logjike, ndoshta më shumë se personale. Ata e kuptuan se kush kishte forcën në PD, kush kishte elektoratin me vete dhe ndjehen fitimtarë që u ftuan nga Berisha. Kështu, i lënë të kuptohet të paktën vetes së tyre, se nuk iu imponua bashkimi, por Berisha u detyrua të na thërriste për “ndihmë”. 

Deri këtu s’ka asnjë gjë të keqe. Edhe më parë e kam shtruar hapur që opozita duhet të bashkohet realisht. Me gaz e pa gaz, shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë që të shikojnë pak shpresë. Dhe këtë e ofroi bindshëm Foltorja dhe tani duhet ta konfirmojë po bindshëm opozita nën drejtimin e Partisë Demokratike.

E keqja e madhe është se një pjesë e këtyre deputetëve “rebelë” i kanë xhepat akoma plot me bombolat e gazit lotsjellës që hodhën mbi demokratët që i kishin votuar. Por me sa duket edhe këtë Berisha ka menduar të harrojë dhe në këtë mënyrë të shtojë shanset për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i sigurt që edhe ata demokratë që u helmuan para selisë së PD do të kenë kurajën ta përpijnë këtë si një ëndërr të keqe. Megjithëse është e zorshme.

Po kush ka frikë realisht nga bashkimi i opozitës? 

Së pari, Edi Rama që po e kupton se nuk ka më pazar përballë, por ka një skalion demokratësh të vendosur të shpëtojnë Shqipërinë.

Kanë frikë sigurimsat që deri dje kanë vegjetuar në PD dhe sot që u shpërfillën nga njerëzit e u kapën pas bishtit të Bashës e shikojnë të sigurt mbytjen. Janë të gatshëm të paraqiten ne zyrat e patronazhistëve të Rilindjes për të qenë prezent. Nëse nuk e kanë bërë më kohë këtë gjë.

Frikë nga bashkimi i opozitës ka krimi dhe bandat qeveritare që si grerëzat kanë nisur të lulëzojnë nëpër kanalet televizive apo mediet me Tema Dite që shfryjnë mllef se do t’u mungojnë paratë e inceneratorëve vjedhur me skema mafioze që vetëm SPAK nuk i kupton.

Bashkimit të opozitës i frikësohet edhe “Open Ballkan”. Se rregullat e lojës me kthimin e opozitës në pushtet do të ndryshojnë. Det mund të ofrojmë për Kosovën, por jo për Beogradin. 

Frikë të madhe kanë të gjithë hajdutët nëpër zyrat e shtetit që kanë abuzuar me detyrën.

Frikë do kenë edhe ata drejtues policie që kanë arrestuar njerëz kot dhe që janë gjobëvënës e kultivues kanabisi. Numërues farash e bimësh hashashi. 

Dhe që të kuptosh fort qartë se kush ka frikë nga bashkimi i plotë i opozitës, shiko rrjetet sociale dhe statuset anonime te patronazhistëve që po u del “Raporti” nga kontrolli. 

Ishin mësuar keq me atë që mbante numërues parash në zyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari11/10/2022 23:23

O arti komunisti? Kujt I plasi voton ti apo jo per PD. Ti je nje trap patronazhist ndyresire.

Skrapari11/10/2022 23:20

I nderuar z. Nezaj. Une si nje nder demokratet e pare alibasheve, bardhosheve dhe gjithe plehrave qe gjendeshin brenda selise se PD ne 8 janar, sa te jem gjalle nuk mund ti fal. Jo vetem une por as njerezit e mi te afert nuk mund te tolerojne sjelljen brutale ndaj demokrateve te vertete ne darken 8 janar 2022.

Mirela Kopliku11/10/2022 11:36

Ju lumte per inteligjencen dhe burrerine tuaj z. Avni Nezaj!

Arti11/10/2022 10:58

Kam frike une nje votues i thjeshte i PD-se i cili eshte zhgenjyer per 10 vjet nga opozita, i cili e pa Sali Berishen si nje mundesi ndryshe per te reformuar PD-ne dhe jo si nje nderrim karrikeje me Lul Bashen per nevojat e tij.

Kam frike une kur shoh ne krah te Sali Berishes njerez pa asnje vlere e integritet te cilet mbajten ne kembe qeverine per 2 vite me rradhe dhe bashkuan votat me qeverine per ligje qe ishin komplet ne dem te shqiptareve.

Kam frike une kur shoh Sali Berishen me keto njerezet te cilet ndyshuan ligjin zgjedhor dhe i dhane Ps-se fitoren ne tavoline.

Ja pra nga keto dhe shume te tjera kam frike dhe kjo qe po ndodh eshe nje demotivim i imi si votues dhe shume te votuesve te tjere te cilet e shohin ndryshimin ne lidershipin e PD-se si nje mundesi per reformin.

Me kete levizje te fundit te jete i sigurte Berisha dhe kushdo tjeter se nuk motivon asnje votues te ashtequajtur votues gri.

Une kurre nuk do ta votoja Ed Ramen por i sigurte se nuk do te votoj as kete lidership aktual te PD-se

Shto koment

Denonco