Ju bëfsha m….. mu në turizëm!

Ju bëfsha m….. mu në turizëm!

Nga Mentor Kikia - 03/08/2022

U desh edhe një viktimë tjetër ë?

Duhej të ikte nga kjo botë edhe një fëmijë 5 apo 7 vjeç, që të kujtoheshit se skafet nuk duhet të “lahen” në të njëjtin vend me njerëzit? Kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime në mëmëdhe familja e saj.

Ku e keni kordonin e sigurisë?

Ku i keni rojet bregdetare që ndalojnë horrat, edhe titullarë policie, me motorra uji e gomone të futen mes pushuesve?

Kur një tjetër horr i pasur i hapi kafkën një turisti rus, e nxorrët nga burgu, pasi e quajtët aksident, apo jo?

Edhe këtë do ta nxirrni, sa të shuhet revolta e njerëzve. Aksident ishte edhe ky, patjetër.

E pushuat nga puna, apo jo? Sa rëndë e ndëshkuat! Mos duhej ta ngrinit në detyrë?

Sa herë motorrat e ujit të gangove, që duan të shesin mend para femrave me bikini, futen mes pushuesve duke plagosur njerez dhe ju nuk i ndaloni? Videoja tregonte se fare pranë bregut e mes njerëzve qe laheshin, kishte disa motorra e skafe të tjerë të stacionuar.

Kur ne që “grindemi” shkruajmë për këto probleme, ju na akuzoni se po i bëjmë antireklamë turizmit tonë, apo jo?

Bëjini shurrën turizmit dhe perlës së Jugut tani!

Merreni atë fëmijë të vrarë dhe bëjini një statujë në mes të qytetit turistik!

Unë për vete se shkel atë vend, edhe sikur dhuratë të mi bëjnë pushimet.

Shkoni në Mal të Zi(jo në Turqi, Kroaci apo Greqi) dhe shikoni nëse ia mban ndonjërit nga ky soji, me motorr uji apo me skaf, ti afrohet bregut. Shkoni mësoni, e pastaj dilni shisni mend për turisët që po vijnë tufa tufa.

P.S: Edhe një gjë të fundit. E shikoni atë tendë në foto?

Është qendra ku jepen skafet dhe motorrat e ujit me qera.

I shikoni ata bidona në tokë? Janë bidona me benzinë, një shkëndijë dhe gjysma e pushuesve aty mbaruan punë.

Ku është koridori i sigurisë aty, si mund të jetë ai stacion mu në mes të pushuesve?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sofia04/08/2022 17:03

Të lumtë Mentor Kikia. Shqipëria ka një shtet mafioz, arrogant që lun me popullin që i jep votat.Nuk ka siguri as në det, as në tokë, as në shtëpi.Njerëzit ikin ,këtu kanë ngelë patronazhistët .Qytetari i thjeshtë edhe pasuritë që i ka falë zoti duhet t'i përdorë me lekë gjaku, jo falas si horrat e putanat.
Mjerë familja e vajzës së vogël se shqiptarët i ka zënë amnezia ,harrojnë shpejt se Rama u vrau shpirtin e moralit dhe revoltës.
Na humbi shpresa....

sul.cakoni o68226931303/08/2022 13:39

a mundet nepermjet ketije automatiku(roboti) me u lidh urdheroni telefonin zoti administrator!

DEMOKRATI I BAZS03/08/2022 13:20

Po ik ore Kikia, ik ore QiQia, ik ore mut-muti, o plehrë!! Pse tani që ndodhi tragjedia po i shtron këto pyetje ti o plehrë, bashke me televizionet, gazetarët, analistët dhe gazetat me plehra që ka Shqipëria??
Pse nuk i ngritët këto çështje, shqetësime, probleme dhe parregullsi, që në muajin maj dhe që në ditët e para të hapjes së sezonit turistik??? Por si ndyrësira që jeni, i fshinit jargët, i lëpinit bythën dhe i fshinit me gjuhë uturakun Edvin Ramës, për ato milionat që u jepte për të kaluar pushime luksoze??? Çfarë vlere kanë tani këto shkrimet dhe komentet tuaja "kritike" për qeverinë kriminale?
Pse nuk i paraqitet që në maj situatat skandaloze të sigurisë së plazheve tona?

Gj03/08/2022 12:27

Z. Kikia,
Bravo të madhe!
Po dole kundër të keqës veç respekt do marrësh!
P.s. Kujdes nga er!!!!!!

Shto koment

Denonco